Patate të Skuqura Perfekte – Si t’i Përgatisni të Shëndetshme Plot Shije

5.2k 0

Kur mendon patate të skuqura menjëherë të shkon mendja tek shija e tyre e parezistueshme.

Por të gjithë stepemi për faktin se ato nuk janë shumë të shëndetshme, dhe detyrohemi që ta ndalojmë nepsin.

Por AgroWeb.org ju tregon disa sekrete si t’i përgatisni patatet e skuqura dhe krokante në shtëpi.

Një nga anët pozitive të kësaj recete është se nuk kërkon shumë kohë dhe aspak mund.

Përzgjedhja e vajit më të mirë

Askujt nuk i kishte shkuar në mendje por është mirë që të përdorësh një përzierje mes vajit të ullirit me pak vaj misri apo luledielli.

Nuk përdoret gjalpi pasi ai arrin temperaturën e djegies shumë shpejt.

Patatet më të mira

Shumë shpesh as që e çojmë nëpër mend se lloji i patates mund të ndikojë në perfeksionin e gatimit tonë.

Epo ia që ka patate të duhura për pure, për tavat me perime dhe disa të tjera për t’u skuqur.

Ato që ju duhen janë pikërisht patatet e reja të vogla. Mund të përdorni dhe patatet e mëdha apo dhe të vjetruara, ama mos harroni t’i linin ë ujë para se t’i përdorni.

Koha e duhur për të shtuar erëzat

Siç janë erëzat të pafundme, dhe zgjedhjet tuaja për t’i kombinuar patatet janë të pafundme

Erëzat japin më shumë shije në çdo recetë, madje në disa luajnë rol kryesor në krijimin e pjatave unike.

Por koha kur i shtoni gjatë gatimit është ajo më thelbësorja.

AgroWeb.org ju këshillon që erëzat tuaja të preferuara t’i shtoni minutat e fundit të gatimit.

Pasi ndodh që erëzat e thata të digjen nëse i hidhni shumë shpejt.

Përbërësit

  • 500 g patate të vogla të reja
  • 1 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle me vaj luledielli apo misri
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Pasi t’i keni shpëlarë patatet me ujë të bollshëm qërojini dhe lërini disa minuta në ujë.

Pritini në formë rrethore sa më hollë të mundeni.

Kjo formë bën që të thithin më pak vaj, pra të jenë më të shëndetshme.

Ndërkohë në zjarr keni vendosur një tigan në temperaturë mesatare.

Shtoni vajrat dhe lërini të ngrohen.

Hidhini patatet dhe në fund jepini pak shije me kripë dhe pak piper.

Lërini të skuqen pa i përzierë sa pjesa e poshtme të bëhet e kuqërremtë, përreth 4-5 minuta.

Me një pirun kthejini patatet nga ana tjetër dhe lërini përsëri të skuqen.

Mund të shtoni hudhër pluhur, piper të kuq dhe t’i skuqni dhe për një tjetër minutë të plotë.

Më pas hiqini nga zjarri, vendosini në një pjatë të madhe dhe mund t’i shijoni. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.