Si të Përgatisni Biskotat Klasike me Copa Çokollate

4.8k 0

Biskotat janë gjithnjë të shijshme dhe kur përgatiten vetë në shtëpi ato janë edhe më të shëndetshme.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org, do ju tregojë se si të gatuani lehtë me plot shije dhe me një sekret të vogël në përgatitje, biskotat me copëza çokollate.

Ato klasiket të cilat shkrihen në gojë bashkë me cokollatën e shijshme.

Sekreti i shijes së tyre qëndron tek përzierja e cokollatës me lëkurën e grirë të portokallit.

Kështu do të keni një përzierje shijesh mes asa të fortës që ofron cokollata dhe aromës karkateristike që lëshon lëkura e portokallit.

Kështu do të keni në kuzhinën tuaj menjëherë një delikatesë të shëndetëshme e shumë të veçantë.

Përbërësit

  • 130 gr miell
  • 30 gr miell kokosi
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 115 gr gjalpë pa kripë
  • 90 gr sheqer
  • 1 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
  • 1 vezë
  • 4 gr ekstrakt vanilje
  • 85 gr cokollatë e zezë
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë dhe në të të përzieni të dy llojet e miellit.

Nëse nuk ju ndodhet mielli i arrës së kokosit mund ta zëvëndësoni me miell të zakonshëm 00.

Po aty shtoni sodën e bukës, pak kripë dhe përziejini të gjithë me lugë.

Në një enë tjetër shtoni gjalpin i cili duhet të jetë në temperaturë ambienti, sheqerin, dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Të gjithë përbërësit përziejini me an ëtë një rrahësi elektrik derisa të formohet një  masë kremoze homogjene.

Shtoni vezën, vaniljen dhe vazhdoni me përzierjen.

Në fund pak nga pak hidhni miellin dhe copat e thërmuara të çokollatës.

Kur brumi të jetë i njëtrajtëshëm dhe pak ngjitës, mbulojeni me një qese plastike kuzhine dhe vendoseni në frigorifer për 1 orë.

Para së ta nxirrni, kujdesuni të ndiqni furrën në temperaturën 180 gradë dhe bëni gati një tavë të shtruar me letër pjekje.

Më pas merrni brumin dhe me dorë ose me anë të një luge ndani 10-12 toptha të vegjël për biskotat.

Rrotullojini mirë më duar si sfera të vogla dhe në fund shtypini në mënyrë që të marrin formë ovale.

Vendosini secilën në tavë, mund t’ju duhet t’i piqni në dy rradhë në varësi të tavës.

Kështu piqini për 10-13 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë sipër, port ë mbesin ende të buta.

Pasi t’i nxirrni nga furra lërini të ftohen të mbuluara me një napë për 10 minuta dhe më pas mund t’i konsumoni.

Këto biskota mund t’i ruani në frigorifer të mbyllura deri në 4 ditë./AgroWeb.org