Përse disa lloje rakie kanë ngjyrë të bardhë?

803 0

Çdo vend ka një pije alkoolike tradicionale, si për shembull Vodka në Rusi apo Tekila në Meksikë.

Pija alkoolike që është traditë në vendin tonë është rakia. Kjo pije kur i shtohet ujë ndryshon ngjyrë si me magji. Pra, cila është arsyeja që fshihet pas kësaj?

Sot AgroWeb do t’ju shpjegojë pse rakia zbardhet kur i shtohet ujë.

Pse rakia zbardhet kur shtohet ujë?

Ajo që i jep erën karakteristike rakisë është vaji i anasonit.

Përveç kësaj pjesa e mbetur e rakisë, e cila përgjithësisht ka një përmbajtje alkooli prej 40 – 45 %, është kryesisht ujë.

Ju mund të pyesni veten pse rakia nuk zbardhet kur ajo ka ujë në të.

Kjo është për shkak të përmbajtjes së alkoolit. Kur përmbajtja e alkoolit është mbi 38 %, vaji i anasonit është i pazgjidhshëm për të çliruar pigmentin e tij.

Kur i shtohet ujë, niveli i alkoolit bie me shpejtësi dhe pigmenti në vajin e anasonit bëhet aktiv duke i shtuar pijes një ngjyrë të bardhë.

Kjo është arsyeja pse sa më e ulët të jetë përmbajtja e alkoolit, aq më e bardhë bëhet ngjyra e pijes kur i shtohet ujë.

Pse është e dobishme të jeni të kujdesshëm gjatë konsumit të rakisë?

Para së gjithash, duhet të dini se pijet si rakia kanë përqindje jashtëzakonisht të lartë të alkoolit.

Nëse jeni nën 18 vjeç, nuk duhet t’i blini apo konsumoni këto pije.

Përveç kësaj, duket t’i kushtoni rëndësi faktit nëse pija është apo jo cilësore.

Kjo pasi mund të vuani nga ndonjë helmim i mundshëm, i cili mund të shkaktojë probleme serioze shëndetsore./AgroWeb.org