Petulla të Shijshme me Banane – Receta e Plotë

832 0

Kjo recetë është një mënyrë e mirë për të sjellë në tryezën tuaj një vakt të ri dhe shumë të shijshëm, siç janë petullat me banane.

Të buta, të ëmbla dhe me aromë bananesh, këto petulla shpejt do të jenë të preferuarat tuaja.

Ndiqni më poshtë hapat e thjeshta të përgatitjes së kësaj recete fantastike, që AgroWeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit

  • 3 banane
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ½ lugë çaji kanellë
  • ¼ lugë çaji arrëmyshk
  • 3 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 filxhan miell
  • Një majë luge kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja

Qëroni bananet dhe kalojini në një tas. Shtypini mirë me një pirun, derisa të përftoni një masë homogjene.

Më pas shtoni aty sheqerin kaf, vaniljen dhe të gjithë përbërësit me rradhë.

Në fund hidhni miellin dhe përziejeni me lugë derisa përbërësit të bashkohen plotësisht dhe të formohet brumi i petullave.

Shtoni pak vaj në tigan dhe vendoseni në sobë me nxehtësi mbai mesatare deri në të lartë.

Pasi vaji të jetë nxehur, hidhni aty petullat, të cilat mund t’i formoni lehtësisht me ndihmën e një luge.

Sapo njëra anë të ketë marrë ngjyrë të artë dhe sipër të shfaqen flluska, kthejini petullat edhe ana tjetër.

Në fund largoni vajin e tepërt me letër kuzhine.

Shërbejini ato të ngrohta.

Këshilla

Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më të ëmbla do të jenë edhe petullat.

Shtoni sheqer sipas preferencës tuaj.

Nëse përdorni një tigan prej gize, zvogëloni nxehtësinë në mesatare dhe jo në të lartë.

Ju mund t’i shoqëroni me mjaltë, reçel, por nëse dëshironi një pjatë edhe më speciale mund t’i shoqëroni edhe me akullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.