Pulë me Patate dhe Lëng Portokalli – Plot Aromë dhe Shije

2.1k 0

Pula e pjekur është pa dyshim traditë e çdo tavoline.

Sekretet e përgatitjes së saj nuk janë të shumta, por perfekte quhet kur është e pjekur nga jashtë dhe e butë nga brenda.

Mishi nuk duhet të jetë shumë i tharë, por as shumë i qullët dhe kështu do të arrini një pjatë shumë të shijshme.

Nëse kjo ju duket e vështirë dhe po pyesni veten se si ta arrini edhe pa qenë profesionist kuzhine, ndiqni recetën tonë mëposhtë.

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 1 kg patate
  • 150 ml lëng portokalli
  • Rozmarinë
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të marinoni pulën me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj ulliri.

Lereni për disa minuta ashtu e më pas futeni në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë.

Në këtë recetë nuk ka nevojë ta zieni pulën para se ta piqni, por duhet të bëni durim dhe kujdes me pjekjen.

Kështu rezultati do të jetë ai perfekti, plot lëng e shije.

Ndërkohë që pula mer valën e parë të pjekjes ju vazhdon me përbëresit e tjerë.

Qëroni patatet dhe marinojini me lëng portokalli, kripë, rozmarinë, vaj ulliri duke i përzier mirë të gjithë këtë masë.

Nëse do të përdorni patate të vogla nuk ka nevojë t’i prisni ato, lërini të plota.

Pasi pula të ketë marrë pak ngjyrë, shtoni tek tava patatet me lëng portokalli.

Futini të piqen dhe herë pas here hapeni furrën për të spërkatur pulën me lëngun e saj dhe të portokallit.

Është e rëndësishme që patatet t’i shtoni pasi pula të këtë filluar të piqet, duke qenë se kërkojë më pak kohë se pula për t’u gatuar.

I gjithë proçesi i pjekjes do të zgjasë 50 minuta deri në 1 orë në mënyrë që të arrini shijen e dëshiruar.

Pula do të marrë ngjyrë të errët nga marinimi dhe lëngu i portokallit do të duket si një lloj slace.

Në fund kur ta nxirrni nga furra spërkateni me lëngun që ka në tavë dhe mund ta shërbeni sipas dëshrirës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.