Pulë e Pjekur me Hudhra dhe Rozmarinë – Receta me Shije Perfekte

2.1k 0

Kjo është një recetë me shijë të mrekullueshme që padyshim mbush gjithë shtëpinë me aromën e saj fantastike si dhe dëshirën për t’u ulur menjëherë në tryezë e për ta shijuar.

Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën e thjeshtë të përgatitjes së pulës së pjekur me hudhra dhe rozmarinë.

Kjo recetë përgatitet shumë thjeshtë dhe lehtë, kërkon pak përbërës dhe pak kohë por do t’ju përfshijë tërësisht me shijen e saj.

Përgatitja e Pulës së Pjekur me Hudhra dhe Rozmarinë

Përbërësit

 1 kg pulë e freskët

  • 8 thelpinj hudhre të ndarë në dy pjesë
  • 2 lugë gjelle me rozmarinë ose disa degëza rozmarinë
  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle me gjalpë të freskët
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Pulën e freskët pasi ta keni pastruar dhe ndarë në copa thajeni nga lëngjet përmes një pecete kuzhine.

Vendoseni në një tenxhere me vaj ulliri dhe gjalpë të freskët, kaurdisini copat e pulës nga të dyja anët, kriposeni dhe shtoni 2 gota ujë e gjysmë.

Lëreni të zjejë për 15 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tavë ku keni shtruar më parë letër pjekjeje, vendosni copat e mishit të pulës, spërkatini më hudhrat e prera, rozmarinën dhe piperin e zi.

Provojeni nëse ka kripë sa duhet.

Hidhini përsipër lëngun e mbetur të pulës së zjerë dhe futeni të piqet në furrë derisa të mbetet me pak lëng dhe sipërfaqja e thelave të pulës të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Kjo recetë fantastike shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, salca të ndryshme si salcë kosi me arra dhe kastraveca, perime të pjekura, supa të ndryshme etj.

Pula e pjekur me hudhra dhe rozmarinë mund të shoqërohet plot shije edhe me turshi të ndryshme shtëpie./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.