Një gatim fantastik, tipik i traditës shqiptare me një shije të plotë dhe speciale për një vakt të shijshëm dreke apo edhe darke.
Të përgatitura në shtëpi dhe të pjekura në furrë, shoqëruar me një salcë të freskët qumueshti shija e këtij gatimi mbledh padyshim gjithë familjen drejt tryezës.
Kjo recetë tipike, e përgatitur nga amvisat shqiptare është një mënyrë fantastike për të servitur një pjatë të shijshme për veten, familjen dhe më të dashurit.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, sallata të freskëta të stinës e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare siç janë turshitë etj
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së qofteve të shtëpisë në furrë me salcë qumështi.
Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë me Salcë
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
- 300-400 gr mish i grirë qengji ose viçi
- 2 kokrra qepë
- 5-6 thelpinj hudhër
- 2 feta bukë
- 1 kokërr vezë
- 4-5 lugë gjelle miell për qoftet
- 1 gotë e gjysmë qumësht bashkë me ajkë për salcën
- 1 lugë gjelle gjalpë i freskët
- Kripë, piper, majdanoz, nenexhik
Përgatitja
Për përgatitjen e qofteve
Për mishin e grirë të qengjit, mjafton të blini tul prej mishit të freskët të qengjit apo të viçit dhe t’i kërkoni kasapit ta grijë atë.
Në tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin një nga qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa t ëjetë bërë homogjene.
Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokër are. I kalojmë në miell, i skuqim dhe i lëmë mënjanë.
Për përgatitjen e salcës
Në një tigan shtojmë gjalpin e freskët dhe pak vaj ulliri.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni miellin dhe ta skuqni derisa të zverdhet.
Në vijim, shtoni qumështin dhe përzjeheni pa ndërprerje në zjarr shumë të ngadaltë derisa të trashet në formën e salcës.
Kur salca të jetë gati hidhuani sipër qofteve dhe janë gati për t’i servirur ose servirini bashkë me salcën në një pjatë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje