Specat me thërrime buke janë një pjatë e shijshme, me origjinë nga disa rajone të Italisë Jugore.
Kjo recetë është e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.
Mjafton që specat të gatuhen në një tigan dhe të aromatizohen me erëza, thërrime buke, djathë deleje, hudhra dhe kaperi.
Specat me thërrime buke shërbehen si një meze e shijshme, ose si pjatë anësore për gatimet e mishit ose peshkut.
AgroWeb.org sugjeron të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë dhe ta shijoni atë me të dashurit tuaj.
Përbërësit
- 2 speca të kuq
- 2 speca të verdhë
- Vaj ulliri ekstra i virgjër për shije
- Thërrime buke
- 40 g djathë dele
- 1 lugë gjelle kaperi
- Rigon për shije
- 1 thelpi hudhër
Përgatitja
Për të përgatitur këtë recetë filloni duke larë dhe tharë mirë specat.
Ndajini në mes, hiqni kërcellin dhe farat e brendshme dhe në fund pritini në feta të gjera 2-3 cm.
Më pas ziejini një tenxhere me ujë dhe pak vaj ulliri, për rreth 15-20 minuta.
Ndërkohë përgatisini massën me thërrimet e bukës. Prisni në copa disa feta buke dhe vendosini në mikser.
Aty shtoni edhe djathin e grirë, një thelpi hudhre të grirë, kaperin dhe rigon.
Përpunojini derisa të përzihen të gjithë përbërësit, më pas masën shtojani specave dhe e kaurdisini për 20 minuta në zjarr mesatar duke i mbuluar me kapak.
Kur specat të jenë pothuajse gati, hiqni kapakun dhe gatuajeni edhe disa minuta me zjarrin në maksimum për të thekur bukën.
Kur specat të jenë gati lërini të ftohen dhe shërbejini si pjatë anësore, ose si një meze të shijshme.
Ju gjithashtu mund t’i konsumoni edhe të ftohta, shija do të mbetet e shkëlqyer.
Këshilla
Nëse dëshironi, mund ta zëvendësoni bukën me thërrime buke të gatshme.
Specat me thërrimet e bukës mund t’i ruani në frigorifer në një enë hermetike për maksimumi 2 ditë./AgroWeb.org