Salca e Borzilokut është speciale me aromë fantastike, e lehtë dhe delikate, një mënyrë fantastike për t’i shtuar edhe më shumë shije gatimeve dhe recetave të ndryshme.
Salca me borzilok është e plotë në shije, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e kombinueshme me shumë ushqime të tjera.
Një salcë jashtëzakonisht e shijshme, për të lyer fetat e bukës së thekur, shoqëruar makaronat, filetot e pjekura të pulës apo shumë gatime të tjera tradicionale e jo vetëm.
Me përbërës të shijshëm, të freskët e natyralë, borzilokë e vaj ulliri, kombinuar me stika pishe dhe djathë kaçkavall, kjo recetë është fantastike për t’u përdorur shpesh herë në kuzhinë e për ti dhënë shije speciale çdo gatimi.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së salcës së borzilokut krejt lehtë në shtëpi.
Si të përgatisim salcën e borzilokut në shtëpi
Përbërësit
(Sasia e përbërësve varet nga sasia e preferuar e salcës që doni të përgatisni. Receta më poshtë është për makarona për katër persona)
- 50 gr gjethe borziloku
- Dy thelpinj hudhër
- 15 gr stika pishe
- 70 gr djathë kaçkavall
- 100 ml vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja
Pastroni mirë gjethet e borzilokut dhe lërini të thahen mirë.
Bëni kujdes gjatë pastrimit të borzilokut në mënyrë që gjethet që mos dëmtohen pasi në të kundërt shija e salcës mund të bëhet e hidhur.
Hidhni në një tas qelqi (mundësisht edhe druri) gjethet e borzilokut dhe kripën dhe shtypini fortë me një lugë druri.
Shtypini duke i përzjerë. Teksa i shtypni do shihni se nga gjethet e borzilokut do të dalë një lëng i gjelbër.
Në këtë moment do shtoni stikat e pishës dhe do vijoni të shtypni masën duke e përzjerë.
Në fund ndërsa vijojmë t’i shtypin e përzjejmë hedhim nga pak djathin kaçkaval si dhe vajin e ullirit.
Sa më shpejt ta përgatisni salcën, aq më mirë do të jetë për të shamngur oksidimin e përbërësve.
Salcën mund ta përgatisni edhe në mikser por duhet të bëni shumë kujdes duke përdorur gradacionin më të ulët të makinerisë.
Pasi i keni përgatitur salcën e përftuar hidheni në kavanoz qelqi.
Salcën e borzilokut mund ta ruani në frigorifer deri në 10 ditë duke e mbuluar me vaj ulliri në sipërfaqe. Ose ta vendosni në frigorifer dhe më pas të lini që të shkrirë në temperaturë ambjenti./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje