Sherbetlie me Arra dhe Kanellë të Zhytura në Mjaltë

2.3k 0

Me një shije të mrekullueshme, kombinuar me përbërës fantastik me arra, mjaltë, lëng portokalli, karafila e kanellë.

Një ëmbëlsirë që padyshim do shndërrrohet me patjetër në më të preferuarën e amvisave e që përgatitet shumë thjeshtë, ideale për raste të veçanta festash por edhe fundjavash gjithashtu.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën e veçantë të përgatitjes së këtyre ëmbëlsirave krejt lehtë në shtëpi.

Përbërësit

Për Biskotat
  • Lëkura e grirë imët e një portokalli
  • 100 gr sheqer
  • 200 ml vaj ulliri
  • 1 kg miell
  • 2 lugë çaji sodë buke
  • Gjysmë luge kafeje kripë
  • 100 ml lëng portokalli

Për sherbetin

  • 140 ml mjaltë
  • 80 gr sheqer
  • 250-300 ml ujë
  • 1 shkop kanelle
  • Dy lugë gjelle me lëkurë limoni të pa grirë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • Disa karafila

Për spërkatjen

  • 100 gram arra të thërrmuara
  • Kanellë pluhur

Përgatitja

Për Brumin

 Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron të parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Më pas nisni me përgatitjen e ëmbëlsirës.

Në një tas të vogël, përzieni lëkurat e grira hollë të portokallit me sheqerin duke i shtypur me gishtat e duarve në mënyrë që lëkurat e portokallit të nxjerrin vajin e tyre tek sheqeri.

Duke përdorur një mikser, rrihni vajin e ullirit me sheqerin dhe lëkurat e portokallit.

Në një tas më vete, bashkoni miellin me sodën e bukës dhe kripën.

Ndërkohë shtoni lëngun e portokallit në masën që keni në mikser dhe përzjeini të gjitha dhe me ngadalë nisni të hidhni miellin ndërsa mos e ndaloni përzierjen.

Brumi do jetë i plotë dhe i trashë dhe nuk do të ngjitet në duar.

Sapo brumi të jetë gati ndaloni mikserin dhe nisni ndarjet e brumin në toptha të vegjël jo më te mëdhenj se një kokërr are.

Rrotullojini me pëllëmbën e duarve duke i dhënë një formë vezake.

Vendosini me rradhë të gjithë topthat e përgatitur në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.

Secilën prej sherbetlieve shtypeni në mes përmes një piruni  dhe më pas futini të piqen në furrë përreth 25-30 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë.

Për sherbetin

Ndërkohë që sherbetliet piqen në furrë AgroWeb.org ju udhëzon të nisni përgatitjen e shurupit.

Në një tigan hidhni sheqerin, ujin, mjaltin, shkopin e kanellës dhe lëkurën e limonit.

Përziejini dhe lërini të ziejnë bashkë përreth 15 minuta.

Largoni më pas shkopin e kanellës, karafilat dhe lëkurën e limonit dhe shtoni lëngun e limonit.

Sherbetliet

Ndërsa sherbeliet i keni hequr nga furra dhe janë ende të ngrohta, me kujdes hidhuni shurupin dhe kthejini herë pas herë në mënyrë që të thithin tërësisht sherbetin nga të gjitha anët.

Më pas vendosini sherbetliet në një pjatancë, lërini të ftohen dhe spërkatini me arra të thërrmuara dhe kanellë pluhur.

Mos i fusni në frigorifer por mbajini në temperaturë ambjenti./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.