Shije nga Toka Shqiptare – Patate Furre të Mbushura me Djathë

1.9k 0

Një recetë fantastike, e shijshme që të përfshin tërësisht me aromën e saj. Një recetë e vjetër, e përdorur prej kohësh nga amvisat shqiptare dhe e pasuruar me përbërës të ndryshëm.

Të pjekura e të ngrohta, të sapo dala nga furra, të mbushura  me erëza, shija e tyre mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për t’i  patur menjëherë në tryezën e ngrënies.

Kjo është një nga mënyrat më fantastike të përgatitjes së patateve.

Një mënyrë për t’i servirur ato në mesin e antipastave në drekat apo darkat familjare, por edhe për t’u servirur për një vakt të shijshëm dreke apo darke.

Kjo recetë është fantastike gjithashtu për t’u përgatitur edhe në ditë festash, për t’i shtuar sa më shumë shije gatimeve të tjera e kënaqur nepsin e oreksin e më të dashurve dhe miqve gjithashtu.

Fantastike për t’u shoqëruar me sallata të freskëta të stinës, zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare ashtu si edhe supa të ndryshme të lehta.

Megjithëse kjo është një recetë që shërbehet në restorante të ndryshëm prestigjiozë, patatet e furrës të mbushura me djathë përgatiten krejt lehtë edhe në shtëpi, vetëm se kërkojnë pak durim deri në përfundmini e tyre.

Përgatitja e Patateve të Furrës të Mbushura me Djathë

Përbërësit

  • 1 kg patate,
  • 150 ml ajkë,
  • 100 g djathë krem,
  • Djathë kaçkavall të grirë
  • kripë,
  • piper,
  • hudhër,
  • 1 lugë gjalpë të shkrirë,
  • gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja

Pastrojini mirë patatet dhe vendosini në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe kripë. I vendosim në zjarr dhe i lëmë të zjejnë përgjysmë përreth 10-15 minuta.

Nga ana tjetër, në një enë të pastër hedhim ajkën, shtojmë djathin, hudhrën e grirë dhe i përzjejmë.

Patatet gjysmë të zjera i kullojmë, i lëmë të ftohen, i presim në mes dhe u heqim me një lugë një pjesë të tulit të brendshëm.

Pjesën e hequr të tulit, e shtojmë tek mbushja e djathit dhe e përzjejme derisa masa të jetë homogjene.

Të gjitha patatet  i mbushim me masën e djathit dhe kremit, sipër u hedhim djathë kaçkavall të grirë dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë, i vendosim në një tavë në të cilën kemi shtruar letër pjekjeje dhe i fusim të piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë./Agroweb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.