Speca, Gjizë, Hudhra – Fërgesa e Stinës Plot Shije dhe Shëndet

8k 0

Fërgesa mbetet gjithmonë gatimi më i preferuar i shqiptarëve.

Një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju tërheqë nepsin dhe oreksin për ta provuar menjëherë.

E gatuar në mënyra të ndryshme në treva të ndryshme ajo shijon në mënyrë fantastike në të gjitha recetat e saj.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së fërgesës shqiptare krejt lehtë në shtëpi.

Përbërësi kryesor i këtij gatimi janë specat.

Speci është i dobishëm kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbajtjen e kolesterolit në nivele të ulëta.

Kjo perime është e pasur me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori, kaliumi, hekuri dhe kalciumi.

Më poshtë do të gjeni recetën fantastike të përgatitjes së kësaj fërgese krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e fërgesës me Speca, Gjizë dhe Hudhra

Përbërësit

  • 6-7 speca të kuq
  • 6 lugë gjizë
  • 4 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm specat e më pas i presim në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosim një tigan të madh në zjarr.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni në të vajin e ullirit dhe specat. Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Kur specat të jenë skuqur nga të dyja anët, shtojmë gjizën dhe e lëmë në zjarr për 3-4 minuta duke e kaurdisur.

Hidhni kripë dhe lërini të ziejnë derisa vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe lëreni dhe për 7-8 minuta.

Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

AgroWeb.org ju këshillon që fërgesën ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm të ndryshëm shtëpie. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.