Speca të Pjekur të Mbushur me Ajkë Kosi – Mrekulli për Shijen

2.9k 0

Specat janë një ndër perimet më të shëndetshme për njeriun.

Ato përmbajnë pak kalori dhe janë të pasur me ushqyes.

Specat e të gjitha ngjyrave janë burime ideale të vitaminave A dhe C.

Ato janë gjithashtu të pasur me kalium, acid folik dhe fibër.

Në krahasim me specat jeshilë, specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten.

Falë pasurisë së tyre, specat duhen konsumuar rregullisht.

Recetat për gatimet e tyre janë të larmishme.

Një ndër më të preferuarat për shqiptarët është fërgesa me speca dhe gjizë.

Përveç kësaj recete, AgroWeb.org rekomandon edhe pjekjen e tyre në furrë dhe mbushjen me salcë kosi.

Pjekja e specave nxjerr në pah aromën e tyre të ëmbël e cila plotësohet me shijen e ajkës ose salcës së kosit.

Speca Të Pjekur Të Mbushur Me Salcë Kosi 

Përbërësit

  • 1/2 kg speca
  • 500 gramë ajkë kosi ose salcë kosi

Përgatitja

Ngroheni furrën dhe piqini specat në një tepsi për 40-45 minuta.

Pas pjekjes vendosini në një enë qelqi të cilën duhet ta mbuloni me një letër kuzhine.

Pas 20 minutash, hiqni lëkurën e përcëlluar të specave, farat dhe bishtat.

Prijeni secilin spec vertikalisht duke formuar shiritë të cilët më pas duhet t’i përthani me letër kuzhine.

Lyejini shiritët e specave me ajkë ose salcë kosi.

Mbështillini në formë roleje dhe futini në frigorifer deri sa të jeni gati për t’i servirur.

Specat me ajkë apologetics’s salcë kosi janë fantastike për të shoqëruar çdo gatim në tryezë ndërsa mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.

 5 Arsye Përse Duhet Të Hani Speca

Specat, veçanërisht ato të kuq plotësojnë më shumë se 200 përqind të dozës ditore të vitaminës C.

Specat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6 dhe folatit.

Specat janë të pasur me ushqyes të cilat përmirësojnë shikimin, veçanërisht gjatë natës.

Specat janë të mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe largojnë toksinat./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.