Tasqebap Shtëpie në Furrë – Receta me Shijen më të Mirë

3.3k 0

Kjo është një recetë tipike e kuzhinës shqiptare, shumë e shijshme, e plotë dhe mbetet përherë një nga gatimet më të preferuara.

Tasqebapi është një ndër gatimet më speciale të traditës shqiptare, i përgatitur nga të gjitha trevat e që sot po tërheq vëmendjen e shumë turistëve që vijnë e shijojnë gatimet shqiptare.

E veçanta e kësaj recete është përgatitja e saj e fundit në furrë.

Një element që përqendron shijen tipike të Tasqebapit duke e bërë atë perfekt për t’u shoqëruar me sallata të ndryshme të stinës, perime të pjekura, pure patatesh, salca të ndryshme apo edhe turshi të përgatitura vetë.

AgroWeb.org ju sjel më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së Tasqebapit në furrë, një mënyrë ideale për ta shijuar bashkë me familjen.

Përgatitja e Tasqebapit në Furrë

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

  • 500 gr mish
  • 2-3 kokrra qepë
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle me miell
  • gjysmë filxhan çaji me verë
  • 1 gjethe dafine
  • gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare
  • 3-4 thelbinj hudhra
  • kripë dhe pak spec i kuq
  • 2 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.

Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore.

Skuqet në vaj ulliri së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Shtohet mielli, kaurdiset edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, uthull, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Ndërkohë 10 minuta para se gjella të jetë gati, pra kur lëngu të jetë trashur dhe mishi të jetë zbutur futeni në furrë të parangrohur në 250 gradë dhe lëreni përreth 10 minuta.

Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet. /AgroWeb.org