Tespishte me Bajame – Ëmbëlsi nga Kulinaria Shqiptare

1.5k 1

Tespishtja është një traditë e hershme e kuzhinës shqiptare, e cila përgatitet kryesisht në zonat veriore të vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Një ëmbëlsirë unike, me sherbet e cila kombinohet me bajame, por edhe me fruta të tjera të kombinuara nga amvisat e që ngacmojnë shijen për t’i provuar menjëherë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën tipike të përgatitjes së tespishtes në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Tespishtes Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

  • 500 gr gjalpë i freskët
  • 100 ml qumësht
  • Një lugë kafeje sodë
  • 3 vezë të freskëta
  • 500 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • Disa thelpinj bajamesh

Për sherbetin

  • 500 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • Një lugë kafeje vanilje

Përgatitja

Në një tenxhere të pastër dhe të madhe shtojmë gjalpin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr.

I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet.

Më pas, tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta.

Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr.

Vijojmë duke shtuar miellin duke e përzier me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shëputet nga anët e tenxheres.

Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një e nga një vezët duke mos ndërprerë procesin e përzierjes.

Brumin e përftuar e vendosim në një tepsi ose mbi tavolinën e kuzhinës.

E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte.

Brumin e spërkasim me kokërriza sheqeri nga të gjitha anët.

Tavën e spërkasim me pak gjalpë të shkrirë dhe vendosim brumin aty duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës.

Më pas, i japim formë përmes një thike të mprehtë sipas dëshirës në romba apo katrorë dhe sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Tava futet në furrë për pjekje për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe  vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të lidhet apo të trashet.

Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas i hedhim sipër sherbetin e nxehtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.