12 Perimet më të Pasura me Lëndë Ushqyese që Duhet të Konsumoni

2.9k 0

Tashmë dihet se perimet janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë dhe se janë të domosdoshme për një shëndet të mirë.

Edhe pse të gjitha perimet janë të shëndetshme, disa dallohen për përmbajtjen e tyre me lëndë ushqyese dhe përfitime të mëdha.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me 12 perimet më të pasura me lëndë ushqyese.

Spinaqi

Vetëm 30 gram spinaq i papërpunuar siguron 16% të vlerës ditore për vitaminë A dhe 120% për vitaminë K.

Ai është gjithashtu i pasur me antioksidantë, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e rreziqeve të zhvillimi të llojeve të ndryshme të kancerit, të sëmundjeve të zemrës dhe të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Karotat

Vetëm në 128gram karrota ju merrni 119% të vlerës ditore për vitaminë A.

Ato përmbajnë beta karoten, një antioksidant që mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, veçanërisht atij të mushkërive.

Karrotat janë gjithashtu të pasura kalium dhe vitaminat C dhe K.

Brokoli

Kjo perime falë përbëjeve të fuqishme bimore, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe llojeve të tjera të sëmundjeve kronike sepse ndihmon në uljen e inflamacionit në trup.

Vetëm 91 gram brokoli i papërpunuar siguron 77% të vlerës ditorë për vitaminën K, 90% për vitaminën C dhe një sasi të mirë folati, mangani dhe kaliumi.

Hudhra

Hudhra është përdorur si një bimë mjekësore për shekuj me rradhë. E kjo jo më kot, pasi përbërësi kryesor i saj alicina, ka treguar se ndihmon me rregullimin e sheqerit në gjak dhe ruan shëndetin e zemrës.

Lakrat e Brukselit

Kjo perime është një burim i madh fibrash, të cilat përmirësojnë tretjen, ruajnë shëndetin e zemrës dhe kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Për më tepër, janë shumë të pasura me lëndë ushqyese si folati, magnezi, kaliumi, dhe vitaminat A, C dhe K.

Kale

Ashtu si zarzavatet e tjera me gjethe jeshile, Kale është e njohur për densitetin e saj të lëndëve ushqyese dhe përmbajtjen e antioksidantëve.

Vetëm në 21 gram me këtë lakër jeshile të papërpunuar ju do të merrni kalium, kalcium, bakër dhe vitamina A, B, C dhe K.

Gjithashtu konsumi i lëngut të kësaj perimeje mund të ulë presionin e gjakut, kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak.

Bizelet

Bizelet kanë më shumë karbohidrate dhe kalori dhe mund të ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak kur konsumohen në sasi të mëdha.

Megjithatë ato janë tepër ushqyese. Vetëm 160 gramë me bizele përmban 9 gram fibra, 9 gram proteina dhe vitamina A, C dhe K, riboflavin, tiaminë, niacinë dhe folate.

Të pasura me fibra, bizelet mbështesin edhe shëndetin e sistemit  tretës.

Panxhari

Panxhari është i pasur me nitrate, të cilat trupi juaj i konverton në oksid nitrik, një përbërës që mund të ndihmojë në zgjerimin e enëve të gjakut, duke ulur edhe presionin e lartë të gjakut.

Nga ana tjetër, ai mund të ulë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Shpargu

Vetëm në 90 gram shprag të gatuar ju do të siguroni 33% të vlerës ditore për folate, selen, vitaminë K, tiaminë dhe riboflavin.

Marrja e mjaftueshme e folatit nga ushqime të tilla mund të mbrojë kundër sëmundjeve kronike.

Lakra e kuqe

Vetëm në 99 gram lakër të pa gatuar ju do të merrni 2 gram fibra dhe 56% të vlerës ditore për vitaminë C.

Lakra e kuqe është gjithashtu e pasur me antocianina, një grup përbërësish bimorë që mund të kontribuojnë në uljen e nivele të larta kolesterolit.

Patatet e ëmbëla

Një patate e ëmbël mesatare përmban rreth 4 gram fibra, 2 gram proteina dhe një sasi të madhe kaliumi, mangani dhe vitaminash B6 dhe C.

Ajo është gjithashtu e pasur në beta karoten, të cilën trupi juaj e konverton në vitaminë A.

Për më tepër, marrja e beta karotenit lidhet me një rrezik të zvogëluar të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e mushkërive.

Gjithashtu patatet e ëmbla mund të jenë efektive për rregullimin e sheqerit në gjak dhe të niveleve të kolesterolit.

Lulelakra

Vetëm në 155 gram me lulelakra të gatuara ka 3 gram fibra, 3 gram proteina dhe një sërë lëndësh ushqyese të tjera të rëndësishme, duke përfshirë folatin dhe vitaminat C dhe K.

Lulelakra përdoret gjithashtu shpesh si një alternativë me pak karbohidrate dhe me pak kalori ndaj përbërësve si orizi, patatet dhe mielli, që madje mund të nxisë humbjen e peshës. /AgroWeb.org