Arra, Lajthi, Bajame – Çfarë Duhet Bërë për Vlera të Plota

2k 0

Farat dhe arrorët janë ushqime të shpejta, të thjeshta por shumë të shëndetshme, për shkak të larmisë së ushqyesve, fibrës dhe yndyrnave.

Megjithatë, nëse jeni një dashamirës i të pjekurave, AgroWeb.org ju sugjeron t’i zëvëndësoni me arrorët e papërpunuar, sepse pjekja industriale mund të shkaktojë disa efekte anësore dhe i prish ato.

Në shumë raste, kompanitë e përpunimit përdorin vajra jo cilësorë që janë të dëmshëm për shëndetin.

Ndaj blini më mirë arra të plota dhe piqini vetë në shtëpi.

Aktivizimi i vlerave të arrorëve

Të paktë janë ata që mund të kenë dëgjuar për “aktivizimin” e farave dhe arrorëve ku përfshihen arrat, bajamet, lajthitë, shqemet, fistikët e të tjerë, për të përfituar më shumë prej tyre.

Procesi i aktivizimit nënkupton mbajtjen në ujë për disa orë.

Të dhënat e AgroWeb.org thonë se arrorët janë të pasura me acid fitik. Kur ky mineral ndërlidhet me minerale si kalciumi, hekuri, zinku, magnezi dhe mangani në sistemin tretës, ul përthithjen e mineraleve.

Konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me këtë acid rrit rrezikun e osteoporozës.

Nëse shpesh e gjen veten duke ngrënë një grusht me bajame, lajthi apo arra, atëherë duhet të mësosh si t’i aktivizosh ato.

Në natyrë, farat dhe arrorët presin lagështinë e nevojshme dhe ngrohtësinë që kërkojnë, përpara se të lëshojnë rrënjë dhe të çelin filiza.

Arrorët dhe farat përmbajnë disa frenues enzimash që parandalojnë lulëzimin e tyre. Këto substanca frenuese çaktivizojnë enzimën dhe i bëjnë arrorët, të vështirë për t’u tretur.

Procesi i aktivizimit të arrorëve ul nivelin e acidit fitik dhe i bën enzimat të gatshme për tretje.

Duke i futur në ujë, ne ‘u themi’ arrave të thata që ka ardhur koha për të mbirë dhe për të çelur filiza, pasi uji aktivizon enzimat e duhura.

Lexoni më poshtë sugjerimet e AgroWeb.org mbi aktivizimin e arrorëve

Merrni një enë të madhe, shtoni dy gota me arrorët që dëshironi duke i mbuluar plotësisht me ujë të pastër. Shtoni dy lugë çaji me kripë deti dhe lërini ashtu për 7 deri në 12 orë.

Arrorët si bajamet kanë nevojë të qëndrojnë në ujë për 12 deri në 14 orë ndërsa ato më të butë, si shqemet nga 3 në 5 orë.

Kullojini dhe lajini. Hidhni mbi letrat e pjekjes dhe futini në furrë duke i pjekur ngadalë me 60-70 gradë celcius.

Farat dhe arrorët duhet të jenë tërësisht të thata përndryshe do të prishen shpejt.

Kur të thahen plotësisht futini në një enë të mbyllur mirë dhe ruajini në frigorifer. Në këtë mënyrë do të përfitoni gjatë vlerat e tyre maksimale./AgroWeb.org