Lëngjet e Gjelbra më të Shëndetshme – Recetat e Thjeshta

1.7k 0

Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat.

Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat.

Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.

Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura.

Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier deri sa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org disa receta të shëndetshme për një lëng të pasur në vlera.

Spinaq Avokado Dhe Mollë  

Përbërësit:

  • Një gotë e gjysëm me lëng molle
  • 2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.
  • Një mollë e paqëruar
  • Gjysëm avokado e ndarë në copa.

Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë.

Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, Ananas Dhe Banane

Përbërësit:

  • Gjysëm filxhani me qumësht të arrës së kokosit
  • 2 filxhanë me spinaq
  • Një filxhan e gjysëm me copa ananasi
  • Një banane e ndarë në copa.

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë.

Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, Rrush Dhe Arrë Kokosi

Mjaftojnë tre përbërës dhe do të konsumoni një mëngjes të plotë në vlera dhe ushqyes, sugjeruar nga AgroWeb.org.

Përbërësit:

  • Një filxhan me rrush pa fara
  • Një filxhan me spinaq gjethevogël
  • Gjysëm filxhani me akull
  • Çerek gote me qumësht të arrës së kokosit.

Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë.

Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq Selino, Mollë

Përbërësit:

  • Gjysëm filxhani me gjethe të gjelbra të spinaqit.
  • Një kërcell selinoje
  • Gjysëm banane
  • Gjysëm filxhani me lëng molle jeshile
  • Gjysëm gote me akull

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë.

Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Lëngu i mollës dhe bananja e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve.

Lexoni këtu për perimet më ideale për t’u shtrydhur/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.