Metodat e Shëndetshme të Gatimit – Rregullat e Arta që Duhet të Dini

3.4k 0

Ushqyerja e shëndetshme është një hap i rëndësishëm i përkujdesjes vetjake.

Ajo nuk ka të bëjë me kufizime drastike apo sakrifica në të ngrënë, përkundrazi.

Ushqyerja e shëndetshme ka të bëjë me përzgjedhjen e produkteve të duhura dhe gatimin e tyre në mënyra sa më të mira.

Procesi i gatimit është një aspekt shumë i rëndësishëm i ushqyerjes.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat më të shëndetshme të gatimit.

Zierja

Zierja është një proces gatimi që nuk kërkon yndyrna.

Karrotat, brokoli, lulelakra, patatet, mishi i pulës e i viçit mund të zihen për një shije të shkëlqyer.

Lulelakra dhe brokoli kanë nevojë për  7-8 minuta zierje.

Karrotat dhe patatet për të paktën 15 minuta.

Megjithatë, perime si patatja e ëmbël dhe brokoli lëshojnë një pjesë të ushqyesve në ujë, që do të thotë se lëngun ju mund ta ruani për ndonjë supë të mëvonshme.

Gatimi në Avull

Ju mund të vendosni një tenxhere në zjarr dhe sipër saj mund të vendosni koshin metalik të mbushur me perime.

Perimet më të përshtatshme për gatim në avull janë kungujt, shpargu, fasulet, peshku e të tjerë.

Koha e gatimit të peshkut është 6-15 minuta ndërsa e perimeve 15-20 minuta.

Gatimet në Skarë

Skara ndihmon në kullimin e yndyrnave nga mishi dhe perimet.

Në të mund të gatuani jo vetëm mishin por edhe perime si shpargu, specat, qepët, kungujt.

Skara më e përshtatshme është ajo elektrike ose me gaz.

Kaurdisja

Kaurdisja kërkon pak yndyrë dhe nga kjo mund të përdorni vaj ekstra të virgjër ulliri.

Kërpudhat, kungulleshkat, specat, qepët dhe mishi i pulës janë idealë për një kavërdisje të shpejtë dhe një vakt që gatuhet në 10 minuta.

Për kaurdisje mund të vaj ulliri.

Pjekja

Pjekja me temperaturë të lartë mund të shkaktojë përtharjen e ushqimeve.

Në rastin e mishit, vendosni feta të holla pa dhjamë që piqen shpejt dhe nuk humbasin shijen.

Këshilla të Tjera për Ushqyerje të Shëndetshme

Ekspertët rekomandojnë ushqyerjen me produkte të freskëta që jo domosdoshmërisht kanë nevojë të gatuhen.

Këtu përfshihen frutat, perimet, arrorët farat dhe ushqimet e pasterizuara të bulmetit.

Për gatimet e brumit, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë përdorimin e drithërave të plota ose miellit të nxjerrë prej tyre.

Në vend të salcave të ndryshme për sallata ose patate mund të përdorni kos të pasuruar me erëza e barishte të freskëta./AgroWeb.org