Oriz me Thjerrëza – Receta e Shijshme Me Shumë Fibra

775 0

Orizi dhe thjerrëzat janë një pjatë ideale për t’u shijuar e nxehtë gjatë stinës së dimrit.

Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë në përgatitje, por shumë ushqyese për çdo moshë. Ajo ka si bazë në përbërës të thjeshtë që shpesh janë të pranishëm në shtëpi.

Mësoni si të përgatisni orizin me thjerrëza duke ndjekur recetën që sjell për ju AgroWeb.org.

Përbërësit

250 g thjerrëza

180 g oriz

1 karrotë

1 qepë e vogël

1 degë selino

Kripë për shije

Vaj ulliri për shije

Për lëngun e perimeve

3-4 kokrra domate qershi

1 karrotë

1 qepë

1 degë selino

1 patate

2l ujë

Përgatitja

Fillimisht përgatisni lëngun e perimeve: mblidhni në një enë perimet e lara mirë, të qëruara dhe të prera në copa. Shtoni ujin dhe lireni të ziejnë për rreth 45 minuta.

Lajini thjerrëzat e njomura më parë në ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë në një sitë.

Ndërkohë qëroni dhe prisni në kubikë karrotën, qepën dhe selinonë.

Hidhni pak vaj ulliri në një tenxhere dhe bashkoni aty perimet e prera.

Lërini të skuqen për disa minuta duke i përzier.

Më pas shtoni thjerrëzat dhe lëngun e perimeve. Mos harroni të ruani një sasi lëngu për ta përdorur më pas sipas nevojës.

Gatuajeni në zjarr të ulët për 20 minuta.

Me ndihmën e një mikseri dore, përpunini gjysmën e sasisë së thjerrëzave.

Në këtë pikë shtoni orizin dhe lëng.

Spërkateni me kripë dhe gatuajeni për rreth 15 minuta, nëse është e nevojshme mund të shtoni edhe më shumë lëng perimesh.

Pasi të ketë kaluar koha e gatimit, shpërndani orizin dhe thjerrëzat në pjata, jepini shije me pak vaj ulliri dhe shërbejeni. / AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.