Pse Nuk Duhet ta Hidhni Ujin që Keni Zier Patatet – Mënyrat si ta Përdorni

2.5k 0

Shumica prej nesh thjesht e hedhin ujin në të cilin patatet kanë zier. Por me sa duket, zgjedhja më e mirë është ta ruani atë.

Kjo mund t’ju tingëllojë pak e çuditshme, por ashtu si uji i makaronave edhe uji i patates ka mirësinë e tij.

Pëm më tepë, ai jep edhe më shumë përfitime sesa uji i makaronave, pasi në të ka më shumë vitamina dhe mineraleve.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me gjithçka që duhet të dini rreth vlerave dhe përdorimit.

Vlerat ushqyese që përmban

Ekspertët e shëndetit shprehen se në patate ka sasi të shumta të vlerave ushqyese, si vitamina C, për të cilën dihet se funksionon si një antioksidant i fuqishëm ndërkohë që rrit imunitetin tonë.

Patatet janë gjithashtu të mbushura me shumë kalium, i cili që largon fryrjen.

Në të do të gjeni gjithashtu proteina, vitaminë B6 dhe hekur. Të gjitha këto çlirohen ndërsa zieni patatet, duke e pasuruar këshu ujin me ushqyes të shumtë.

E kështu, ju mund t’i merrni të gjitha këto përfitime duke e ripërdorur ujin në receta të ndryshme.

Si ta përdorni?

Sipas AgroWeb.org, uji i patateve funksionon shkëlqyeshëm si një trashës pa gluten. Ju mund ta përdorni në vend të miellit në gatime si supa apo gjellë të ndryshme.

Nëse dëshironi të bëni pure patatesh por ju ka mbaruar qumështi, mund të përdorni fare mirë ujin e patateve.

Por ne nuk jemi të vetmit që mund të përfitojmë nga përdorimi i ujit me patate të pasur me lëndë ushqyese.

Ju mund ta shtoni atë në ushqimin e qenit ose maces tuaj, ose për të ujitur bimët për sa kohë që nuk keni përdorur kripë gjatë zierjes.

Nëse nuk dëshironi të përdorni ujin e patates menjëherë pas zierjes, ju mund ta ruani për rreth një javë të mbyllur në një kavanoz në frigorifer.

Ose mund ta ngrini, në mënyrë që të zgjasë me javë, duke e shkrirë më pas sipas nevojës. /AgroWeb.org