Sallata Pranverore – 3 Receta që nuk i Keni Provuar më Parë

1.6k 0

E çfarë mund të ketë diçka më të shijshme në sitën e ngrohtë të pranverës sesa konsumi i një sallate të freskët, të mbushur me vlera ushqyese dhe me një shije të jashtëzakonshme!

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me tre receta fantastike sallate, të cilat jo vetëm që mund të shërbehen si një pjatë anësore, por mund të konsumohen si një vakt i plotë dreke apo darke.

Ndiqni më poshtë recetat, për të mësuar mënyra të reja se si të kënaqni nespin tuaj me një vakt të plotë në vlera, me shumë shije dhe të freskët.

Sallatë me fruta

Ajo çka e bën këtë sallatë një zgjedhje fantastike është përdorimi i produkteve të stinës, siç janë pjeshkët apo nektarinat. Një pjatë perfekte për të mbyllur me ëmbëlsi vaktin e fundit të ditës.

Përbërësit

  • 225 g kore buke
  • 60 ml vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/2 limoni
  • 2 lgj uthull
  • 3 pjeshkë, nektarina ose kumbulla mesatare
  • 2 gota qershi
  • 400g kokrra rrushi ose domate qershi
  • 1/2 tufë e vogël borzilok i freskët
  • 225 g djathë mocarela
  • Kripë dhe piper i zi për shije 

Përgatitja

Vendosni telin në mes të furrës dhe ngrohni furrën në 230 gradë C.

Prisni koret e bukës në copa me madhësi 2.5 cm dhe trasferojini në një tavë. Spërkatini me vaj ulliri dhe më pas piqini derisa të theken dhe të marrin njgyrë të artë. Për rreth 10 minuta.

Ndërkohë bashkoni në një tas të vogël hudhrën e grirë dhe lëngun e limonit. Shtoni 60 g vaj ulliri, uthullën, dhe jepini shije me pak kripë e piper të zi. Përziejini përbërësit derisa të kombinohen.

Pas kësaj prisni pjeshkët në madhësi rreth 2.5 cm. Përgjysmoni qershitë, prisni imët gjethet e borzilokut të freskët dhe prisni në kubikë djathin mocarela.

Në fund përzieni të gjithë përbërësit që përgatitët në një tas të madh. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes tuaj.

 

Receta klasike e sallatës Cobb

Marulet dhe lakërishtet janë dy përbërësit bazë të kësaj sallate të mbushur plot vlera ushqyese. Një pjatë perfekte që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës.

Përbërësit

Për salcën:

  • 120 ml vaj ulliri
  • 3 lgj uthull të kuqe
  • 1 lgj mustardë
  • 2 thelpinj hudhre, të grira
  • 1 lgj rigon i tharë
  • Kripë dhe piper për shije

Për sallatën:

  • Rreth 2 kokë marule
  • 1 tufë lakërishte
  • 1 kastravec i përgjysmuar dhe i prerë hollë
  • 100 g domate qershi, të përgjysmuara
  • 1 qepë e prerë hollë në feta
  • 85 g djathë i bardhë i thërrmuar
  • 225 g gjoks pule i prerë në kubikë
  • 6 feta proshutë
  • 2 vezë të ziera, të prera në katër pjesë
  • 1 avokado e prerë në kubikë

Përgatitja

Filloni me përgatitjen e salcës. Bashkoni vajin e ullirit, uthullën, mustardën, thelpinjtë e hudhrës, rigonin, dhe jepini shijem me kripë e piper. Përziejini përbërësit derisa masa të bashkohet plotësisht.

Por nëse dëshironi vendosni të gjithë përbërësit në një kavanoz, mbylleni dhe tundeni në mënyrë që të kombinohen sa më mirë. Lëreni përzierjen mënjanë dhe vazhdoni me përgatitjen e përbërësve të tjerë.

Pasi të keni larë marulen dhe lakërishten, thajini mirë me një pecetë dhe pritini imët. Më pas trasferojini në një tas të madh për servirje.

Sipër shtoni me rradhë përbërësit:kastravecin, domatet qershi, qepën, djathin, gjoksin pulës të prerë në kubikë dhe të pjekur, proshutën e prerë në kubikë, vezët e ziera dhe avokadon.

Në fund shtoni me ngadalë salcën, duke e përzier sallatën herë pas here më kujdes.

 

Sallata mesdhetare

Të gjithë përbërësit e kësaj sallate mbushin pjatën tuaj plot, proteina bimore, vitamina dhe minerale të cilat ushqejë dhe ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë sa më i shëndetshëm.

Përbërësit

Për salcën:

  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 60 g uthull e kuqe
  • 1 lgj rigon i tharë
  • 1/2 lç mustardë
  • 120 g vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi për shije

Për sallatën

  • 70 g bollgur i zier
  • 2 speca
  • 2 kërcenj selinoje
  • 1/2 kastraveci i prerë hollë
  • 1/2 qepë e vogël e kuqe
  • 8 speca të vogla turshi
  • 170 g djathë i bardhë i prerë në kubikë
  • 1 kanaçe qiqra
  • Kripë sipas shijes
  • 1 kokë marule dhe radikio

Përgatitja

Filloni me përgatitjen e salcës.

Grini thelpinjtë e hudhrave dhe vendosini në një tas të madh. Shtoni aty uthullën, rigonin e tharë, mustardën, kripë dhe piper të zi të shije.

Përziejeni vazhdimisht dhe hidhni ngadalë vajin e ullirit. Vazhdoni ta përzieni derisa përbërësit të bashkohen. Hidhni gjysmën në një enë hermetike dhe vendoseni në frigorifer. Tasin me pjesën e mbetur lëreni mënjanë

Tani bashkoni në një tas të madh specat, selinonë e prerë në kubikë, kastravecin, turshitë e prera në feta, djathin e prerë në kubikë, qiqrat dhe qepën.

Shtoni sipër salcën dhe përziejeni masën derisa përbërësit të bashkohen. Jepini shije sipas dëshirës me kripë dhe piper.

Nëse sallata është e thatë, shtoni pak nga salca që rezervuat. Mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer.

Ndërkohë lani mirë dhe copëtoi marulen në shirita të hollë dhe radikion. Transferojini të dyja në një enë të madhe, dhe vendosini në frigorifer.

Kur të jeni gati për të ngrënë, bashkoni përzierjen e maruleve me atë të qiqrve dhe nëse është e nevojshme shtoni edhe pak salcë. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.