Gjatë verës recetat nisin e bëhen sa më të lehta për organizmin.
AgroWeb.org ju sugjeron një sallatë perfekte e cila përveç shijes, i dhuron organizmit freski.
Kungulleshkat duke qenë se janë një perime që tretet shpejtë, stomaku juaj nuk do të jetë i rënduar pasi ta konsumoni.
Gjithashtu nenexhiku dhe borziloku i freskët i japin një aromë fantastike por dhe ndihmojnë me sistemin tretës.
Pra në një recetë ju gjeni edhe shijen edhe shëndetin e mirë.
Ndiqni me kujdes hapat e përgatitjes dhe shijojeni metë afërmit tuaj.
Përbërësit
- 800g kungulleshka
- 4 gjethe nenexhik
- 4 gjethe borzilok
- Vaj ulliri
- Piper i zi
- Kripe
- 1 thelbi hudhër
Përgatitja
Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të shpëlani me ujë të bollshëm kungulleshkat e më pas tu largoni bishtat.
Pritini tani të shirita të trashë rreth gjysmë centimetri, nëse dëshironi mund t’i prisni edhe në feta rrethore po me këtë trashësi.
Pasi të keni mbaruar me prerjen, në zjarr vendosni një tenxhere me ujë dhe kripë që të ziejë.
Sapo të shihni që uji nis të valojë hidhni aty kungulleshkat e prera dhe lërini të ziejnë për 3-4 minuta.
AgroWeb.org ju sugjeron edhe mënyrën e përgatitjes me avull nëse keni kulloren metalike që shërben për këtë funksion.
Kur të keni kryer këtë hap të recetës, kulloni kungulleshkat dhe kalojini në një tas të madh.
Aty do t’i marinoni me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi.
Tani grini sa më imët nenexhikun, borzilokun dhe hudhrën dhe shtojeni tek tasi me kungulleshkat.
Përziejini mirë kështu shija do të jetë edhe më e fortë.
Mbulojeni sallatën me qese kuzhine dhe vendoseni për 10-15 minuta në frigorifer që të ftohet.
AgroWeb.org ju këshillon që të mos e anashkaloni këtë hap pasi është i rëndësishëm në shijen e sallatës.
Kur koha të ketë kaluar mund ta shërbeni sallatën tuaj të freskët dhe plot vlera./AgroWeb.org