Sallatë me Patëllxhanë dhe Domate – Shija e Perkryer e Stinës

863 0

Koha më e mirë për të ngrënë perimet dhe frutat është kur ato janë të stinës.

Patëllxhanët në verë janë ndër më të përdorurit në gatime dhe jo pa qëllim.

Shija e tyre kur janë të freskët është e mrekullueshme dhe plot vlera për organizmin.

Ndër recetat e shumta që mund të gatuash me patëllxhanë, ato më të shpejtat mbeten gjithnjë më të preferuarat.

Ndaj në recetën e sotme AgroWeb.org ju tregon si të përgatisni sallatën e ftohtë me patëllxhanë dhe domate.

Shija e freskët e kësaj sallate të shpejtë do të kthehet në të preferuarën e stinës.

Përbërësit

  • 6 patëllxhanë mesatarë
  • 3 domate mesatare
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • 1 thelbi hudhër
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 luge çaji uthull
  • 60 ml vaj ulliri
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të ndizni furrën paraprakisht në temperaturën 170 gradë.

Më pas merrni patëllxhanët e larë dhe shpojini me një pirun përgjatë sipërfaqes së tyre, sigurohuni që t’i shponi disa herë.

Vendosini ato në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe futini në furrë për 45-50 minuta.

Kontrollojini nëse janë zbutur mjaftueshëm pasi të kenë kaluar 40 minuta dhe më pas mund t’i nxirrni nga furra të ftohen.

Pasi të jenë ftohur, patëllxhanët tuaj duhet t’i qëroni dhe prisni në katorë të vegjël ose në shirita sipas dëshirës.

Më pas vendosini në një enë të madhe ose pjatë ku do të shërbeni edhe sallatën.

Në një enë veçmas bashkoni përafërsisht 3 lugë gjelle vaj ulliri, lëngun e limonit, uthullën dhe një thelbi hudhër të grirë.

Trazojini të gjithë këta përbërës bashkë dhe shtojini sipër patëllxhanëve që pretë më parë.

Prisni në copa të vogla edhe domatet dhe shtojini tek ena ku ndodhet patëllxhanët, ndërkohë përzieni mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të marrin shije të njëjtë.

Në fund shtoni sipas dëshirës kripën, pak piper të zi dhe majdanozin e grirë hollë.

Vazhdoni me përzierjen ku mund të shtoni edhe pak vaj ulliri për t’i dhënë më shumë shije sallatës tuaj.

Këtë sallatë mund ta konsumoni menjëherë ose ta ruani në frigorifer deri në një ose dy ditë./AgroWeb.org