Ëmbëlsirat dhe vera duket sikur janë pjesë e njëra tjetrës.
Kur shkoni me pushime me siguri i lejoni vetes pak sheqer më shumë dhe konsumoni recetat tuaja të preferuara nga pastiçeria.
Por njëkohësisht po këto ushqime shpesh mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë e të rënduar në të nxehtin përvëlues të këtyre muajve.
Në këtë recetë AgroWeb, ju mëson si të përgatisni një nga ëmbëlsirat më të lehta, freskuese dhge më të vjetra në botë.
Sorbeto mendohet të jetë përgatitur për herë të parë 3000 vjet para erës sonë dhe vazhdon e shijohet ende dhe sot.
Sorbeto me kastravec që do të shpjegojmë në recetën e sotëme është një ndër më të veçantat për shkak të përbërësve me shije të pazakontë dhe lehtësisë në shijim.
Përbësit
- 680 gr kastraveca
- 3 lugë gjelle lëng limoni i freskët
- 128 gr sheqer
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroËeb ju këshillon të qëroni mirë kastravecët.
Si fillim hiqni lëkurën më pas me anë të një luge të vogël hiqni pjesën e mesit ku ndodhen farat.
Vazhdoni duke e prerë në kubikë të vegjël rreth 5cm secilin dhe vendosini në grirësen e ushqimeve bashkë me lëngun e limonit dhe sheqerin.
Përzieni për disa minuta rradhazi, derisa e gjithë masa të jetë e shkrifët dhe e njëtrajtëshme.
Më pas hidheni në një tas, mublojeni me kapak dhe futeni në friforifer derisa të ftohet përreth 1 orë.
Pas kësaj kohe, futeni tasin në ngrirje për të paktën 4 orë të tjera ose më shumë, deris atë shikoni që ka ngrirë plotësisht.
Kur ta nxirrni për ta konsumuar, lëreni 5 minuta në temperaturë ambienti më pas serviteni sipas dëshirës duke i shtuar edhe një gjethe mente në anë.
Sorbeto serviret në kupa të vogla njejtë si akullorja dhe zakonisht konsumohet në fund të një vakti të bollshëm./AgroWeb.org