Supa me Oriz dhe Patate – Shëndeti i Mirë në një Pjatë

5.6k 0

Supa është një nga recetat më të shëndetshme të kuzhinës.

Prandaj është dhe zgjidhja perfekte për një vakt të lehtë dhe të shpejtë.

Në vetëm 3 orë ju do të keni një pjatë të ngrohtë që do t’ju rigjenerojë organizmin nga lodhja e një dite të gjatë.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të shpejtë të përgatitjes së supës me oriz dhe patate që ju ta përgatisni që sot.

Përbërësit për katër persona

  • Gjysmë qepe mesatare e grirë
  • 2 patate të mesme të prera në kubikë
  • 200g oriz
  • 1 litër lëng mishi
  • Kripë
  • 1 lugë majdanoz i grirë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja e supës me oriz dhe patate

Në një tenxhere të vendosur në zjarr hidhni vajin e ullirit dhe kur të ngrohet shtoni qepën e grirë imët.

Kaurdiseni derisa ajo të ketë ulur volumin e saj, më pas shtoni patatet.

Lërini të marrin një faqe për 3-4 minuta dhe më pas shtoni lëngun e mishit.

Nëse dëshironi mund të përdorni edhe ujë pak të vakët në vend të lëngut të mishit.

Sa të marrë valë hidhni orizin dhe përzjejeni disa herë.

Lëreni të ziejë rreth 15 minuta në zjarr të ngadaltë.

Provjeni për kripë si dhe AgroWeb.org ju kujton që të provoni orizin nëse është i butë mjaftueshëm.

Në fund hidhni majdanozin e freskët dhe shërbejeni duke e shoqëruar me bukë të ngrohtë.

Duke qenë se është një supë e bollshme dhe e plotë, është perfekte për një darkë të shëndetshme.

Por këtë recetë mund ta përdorni edhe për drekë duke e shoqëruar me sallata me perime të freskëta të stinës./AgroWeb.org