Të Thekura me Domate e Rigon – Brusketa për një Darkë të Lehtë

3.7k 0

Buka e thekur më djathë e me domate, rigon e vaj ulliri sigurisht është familjare për shqiptarët.

Të shijshme, krokante, me aromë të mirë e shije plotë, kjo recetë që nga tradita e kuzhinës italiane sot njihet botërisht si brusketa përbën një vakt të shëndetshëm e të lehtë darke.

Brusketat nuk janë thjeshtë një antipastë elegante restorantesh. Përbërësit e saj të thjeshtë, e mbi të gjitha shumë të shëndetshëm gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.

Të gjithë këta përbërës natyralë e krejt me vlera i shndërrojnë brusketat në një mënyrë shumë të shëndetshme të të ushqyerit.

Aroma e bukës së thekur mbush gjithë shtëpinë me kënaqësinë dhe dëshirën për t’i shijuar, e kombinuar me më të freskëtat e stinës, brusketat janë më shumë se një mënyrë fantastike e të jetuarit shëndetshëm.

AgroWeb.org sugjeron recetën e mëposhtëme për një vakt të shijshëm, të shëndetshëm dhe të lehtë për darkë.

Si ti përgatisni krejt lehtë në shtëpi

AgroWeb.org po sjell më poshtë recetën për një familje me katër persona

Sasia e fetave të bukës dhe përbërësve përzgjidhet në bazë të personave në familje

  • Gjashtë  feta bukë fshati të ndara në dy pjesë
  • Tre domate
  • KripëRigon
  • Djath i bardhë ose djathë mozzarela
  • Vaj ulliri
  • Ullinj (sipas dëshirës)

Përgatitja

Si fillim ngrohim furrën e sobës. Pasi të jetë ngrohur, fusim bukën e fshatit të theket fortë vetëm nga njëra anë.

Ndërkohë, domatet i presim në kubikë të vegjël. Por ashtu edhe djathin e bardhë ose mozzarelën.

Edhe ullinjtë i presim në feta të vogla.

Nxjerrim bukët e thekura nga furra. I spërkasim me disa pika vaj ulliri.

Mbi bukët e thekura hedhim domatet e prera, djathin e prerë si dhe ullinjtë në feta.

Në fund u hedhim pak kripë dhe i spërkasim me disa pika vaj ulliri sërish.

Brusketat janë fantastike për një vakt të lehtë darke por gjithashtu ato mund të jenë shoqëruese fantastike të gatimeve të ndryshme për një vakt të plotë dreke apo darke./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.