Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.
Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.
Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi.
Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.
Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme.
Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.
Vezët Mbrojnë Shëndetin E Syve
Një nga vitaminat më të rëndësishme te veza është vitamina A.
Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.
Vezët janë të pasura edhe me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar edhe tek retina e syrit.
Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.
Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.
Vezë Dhe Perime, Kombinimi Më I Mirë Për Shëndetin e Syve
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se konsumi i vezëve të ziera me perime të freskëta rrit nivelin e përthithjes së karotenoidëve, përfshirë këtu luteinës, zeaksanthinës dhe alfa karotenit.
Të gjithë këto përbërës janë thelbësor për një shikim të qartë dhe sy të shëndetshëm.
Përthithja e tyre nga organizmi falë kombinimit vezë-perime është nga 3 deri në 9 herë më i lartë.
Perimet dhe frutat më të pasura me karoteinoidë janë karrotat, kungulli i verdhë, portokalli, qitro, kajsitë.
Studimet tregojnë se ngrënia e tre vezëve të ziera në ditë për 12 ditë rrit sasinë e luteinës dhe zeaksanthinës në organizëm me 21 dhe 48 përqind respektivisht.
Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë që t’i përfshini vezët në sallata të ndryshme, përfshirë ato me perime./AgroWeb.org