OBSH e kualifikon si një vend “smoke-free”, si i arriti Suedia këto rezultate? Nga rregullat strikte kundër cigareve klasike tek inkurajimi i duhanpirësve për produktet alternative

598 0
  • Sipas OBSH, pirja e duhanit është faktori kryesor që rrezikon shëndetin kudo në botë me mbi 8 milionë viktima çdo vit

  • Inkurajoi duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret tradicionale, Suedia në prag të emërimit si i vetmi vend “smoke-free” në BE

  • Psikologu i njohur thekson se dëmi i nikotinës është shumë më i vogël se ai i cigareve me djegie, nga të cilat dalin mijëra substanca të dëmshme

Pirja e duhanit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është faktori kryesor që rrezikon shëndetin kudo në botë dhe që mund të shmanget. Më shumë se 8 milionë viktima shkaktohen çdo vit nga sëmundjet e lidhura me duhanin, 93,000 prej tyre vetëm në Itali, me kosto shumë të larta direkte dhe indirekte për Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë, që arrijnë në mbi 26 miliardë euro. OBSH vlerëson se ka ende mbi një miliard duhanpirës në botë dhe se përafërsisht i njëjti numër njerëzish do të vijojë të konsumojë duhan në vitin 2025.

Sipas të dhënave të “Eurispes” për qendrat italiane anti-duhanpirëse, këto shifra nuk duket se do të përmirësohen. Vitin e fundit, këto qendra morën gjithsej 8500 thirrje për ndihmë, që përfaqësojnë më pak se 1% të duhanpirësve. Për më tepër, vetëm një në dhjetë duhanpirës që u përpoqën ta linin duhanin, ia dolën ta bënin këtë për më shumë se 6 muaj. Është e qartë se diçka nuk funksionon në luftën kundër pirjes së duhanit. Por si mund të përmirësohen politikat e ndërprerjes dhe parandalimit?

Një shembull suksesi mund të jetë rasti i Suedisë. Shteti skandinav është në prag të emërimit si i vetmi vend jo-duhanpirës në Bashkimin Evropian pasi pritet që më pak se 5% e popullsisë të pijë duhan deri në fund të vitit.

Norma e pirjes së duhanit në Suedi që do të arrihet së shpejti, sipas kritereve të OBSH-së, e kualifikon atë si një “vend pa duhan”. Prandaj, nuk është rastësi që Suedia ka një shkallë vdekjeje 41% më të ulët nga kanceri i shkaktuar nga konsumimi i cigareve sesa vendet e tjera të BE-së.

Si arriti Suedia të arrinte këto rezultate? Nga njëra anë, pa dyshim, duke miratuar rregulla strikte kundër cigareve klasike. Por në të njëjtën kohë, duke i inkurajuar duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret dhe të kalojnë në një formë tjetër të ekspozimit ndaj nikotinës (nikotina është me të vërtetë përgjegjëse për varësinë, por nuk është e dëmshme dhe s’është as shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin).

Në fakt, duhanpirësit suedezë i kanë zëvendësuar cigaret tradicionale me alternativa që plotësojnë nevojën e tyre për nikotinë. Implimentimi i strategjive të parandalimit dhe ndërprerjes me mjete për reduktimin e dëmit, të cilat u mundësojnë duhanpirësve të bëjnë një zgjedhje më të mirë, është konsideruar si qasja e suksesshme e Suedisë.

Në konferencën “Qasja e konsumatorëve suedezë ndaj kontrollit të duhanit”, mbajtur në Stokholm marsin e kaluar, Dr. Anders Milton, kryetar i komisionit suedez të “Snus” tha se nëse të gjitha vendet e tjera të BE-së do të ndiqnin shembullin suedez, 3.5 milionë jetë mund të shpëtoheshin në të ardhmen. Suedia ka shkallën më të ulët të kancerit të mushkërive në BE. Arsyeja është e thjeshtë: njerëzit në Suedi përdorin produkte alternative në vend të cigareve.

Karl Fagerstrom, psikolog klinike dhe aktivist kundër duhanit, gjithashtu ndër folësit e konferencës, komentoi se në vendet ku alternativat pranohen gjerësisht, numri i duhanpirësve është më i ulët. “Kjo tregon se duhet investuar më shumë në këto produkte, si dhe në fushata kundër duhanit”.

Fagerstrom gjithashtu vuri në dukje se dëmi i nikotinës është shumë më i vogël se ai i cigareve me djegie nga të cilat dalin mijëra substanca të dëmshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.