Çfarë Janë Limonët e Ëmbël? Si t’i Përdorni

2.3k 0

Limoni njihet për shijen dhe aromën e tij të athët e të veçantë.

Aroma e limonit ndjehet që nga larg e në çdo ushqim që ju mund ta shtoni, shija po ashtu është mjaft e fortë dhe e pangatërrueshme.

Megjithatë shija e tyre karkateristike nuk është e njejtë në të gjithë vendet e botës.

Në Lindjen e Mesme një produkt mjaft popullor për vendasit janë edhe limonët e ëmbël.

Ata kanë më pak aciditet se të zakonshmit e për rrjedhojë janë më të ëmbël.

Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për ta AgroWeb.org ju tregon më poshtë në këtë artikull.

Çfarë janë limonët e ëmbël?

Limonët e ëmbël njihet ndryshe si limonët Palestinezë, Përsianë apo Indianë.

Futën në familjen e agrumeve dhe janë një shartim mes limonëve meksikanë të quajtur Citurs aurantifolia dhe limonëve të ëmbël Citurs limetta.

Limonët e ëmbël janë më të vegjël se ata normalët rreth 1-2 cm të mëdhenj dhe peshojnë rreth 56 gr.

Lëkura e frutit është e hollë dhe forma ovale duke e bërë kështu një frut shumë të lehtë për t’u qëruar.

Limoni i ëmbël ka ngjyrë të verdhë në jeshile ose protokalli në të verdhë dhe ka dis afara të vogla në mes të tij.

Mund t’i gjeni të freskët nga fundi i vjeshtës dhe përgjatë gjithë dimrit.

Si t’i përdorni?

Për shkak të shijes së tyre të ëmbël, këto lloj limonësh mund të qërohen dhe të konsumohet direct siç mund të bëni zakonisht me frutat.

Gjithashtu mund të konsumoni edhe lëngun e tyre të sapo shtrydhur ose ta hidhni në sallata, salca, ëmbëlsira për më shumë shije.

Në disa raste mund t’i kombinoni edhe me receta të mishit apo peshkur të pjekur.

Teksa i gatuani mbani parasysh se këta limonë nuk japin efektin e aciditetit të zakonshëm të limonit në receta, por i japin më shumë ëmbëlsi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.