Bima Fine e Pranverës – Si ta Përzgjidhni dhe Ruani të Freskët më Gjatë

3k 0

Finoku është një bimë që bën pjesë në familjen e karrotës. Ajo shpesh klasifikohet si një barishte dhe perime në të njëjtën kohë.

Rrjedhimisht finoku mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Finoku është një bimë aromatike, me një aromë që të sjell ndërmend jamballin.

Finoku i sjell freski recetave tuaja dhe nëse e gatuani atëherë finoku bëhet i butë si mëndafsh dhe i ëmbël.

Ai përbën zgjedhjen perfekte për gatimet e ëmbla dhe pikante.

Finoku është plot me ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, bakri, zinku, mangani, seleniumi, folati, acidi pantotenik, beta karoteni, luteina, vitaminat A, B6 dhe K.

Për më tepër, finoku është një burim natyral i estrogjenit.

Përzgjedhja, pastrimi dhe ruajtja e finokut

Finokun mund ta gjeni në treg përgjatë gjithë vitit, por kulmi i prodhimit arrihet në fillim të pranverës.

Finoku shitet me ose pa kërcenjtë dhe gjethnajën karakteristike. Nëse mundeni, zgjidhni gjithnjë zhardhokun me kërcenj dhe xhufkat e gjelbra të paprekura.

Të treja janë të ngrënshme dhe për më tepër do të përfitoni kopër falas.

Zgjidhni zhardhokun me përmasa mesatare me ngjyrë të bardhë dhe me lëkurë të fortë. Shtresat që i përngjasojnë qepës duhet të jenë të mbështjella mirë.

Shmangni zhardhokët që kanë shtresa të lagura, të çara ose me njolla. Kërcenjtë duhet të jenë gjithashtu të fortë dhe jo të qullët apo të këputur.

Xhufkat me kopër duhet të jenë në ngjyrë të ndezur të gjelbër.

Ndajini kërcenjtë dhe tufat e koprës veçmas dhe ruajini në qese plastike në zonën e poshtme të frigoriferit.

Kopra do të zgjasë për një javë, megjithatë AgroWeb.org ju sugjeron ta përdorni brenda disa ditësh.

Farat e koprës në të vërtetë nuk janë fara, por frutat e bimës. Farat kanë një formë ovale dhe kur thahen marrin një ngjyrë të këndshme kafe që zbehet në nuancat e grisë me kalimin e kohës.

Edhe ato kanë shijen e jamballit dhe shpesh ngatërrohen me anasonin.

Përtypja e farave të koprës pas çdo vakti çliron vajra esencialë që freskojnë gojë dhe qetësojnë shqisat.

Kopra ndihmon me problemet me tretjen, gazrat dhe fryrjet.

Përbërësit natyralë të këtyre farave promovojnë qarkullimin e shëndetshëm dhe përmirësojnë performancën e atyre që merren me aktivitete sportive.

Përtypja e farave të koprës pakëson simptomat e ciklit menstrual tek femrat dhe ul nevojën për medikamente qetësues.

Konsumi i sasive të vogla të koprës konsiderohet i sigurt, por femrat shtatzënë dhe nënat lehonë  duhet të konsultohen me një mjek përpara përdorimit të farave si një suplement bimor./AgroWeb.org