1.2k 0

Kur Humbasin Vlerat e Perimeve – Këshillat e Mira për të Skuqurat, të Zierat apo të Pjekurat

Antioksidantët janë substanca shumë të fuqishme që e mbrojnë organizmin nga sëmundjet e ndryshme.

Trupi arrin të prodhojë disa antioksidantë, ndërsa pjesa tjetër merret nga frutat, perimet dhe barishtet.

Mënyra e gatimit të tyre kanë një ndikim domethënës në nivelin e antikoksidantëve që përthithen nga organizmi.

AgroWeb.org ju sjell një informacion krejt të vlefshëm mbi mënyrat më të mira

Si Të Merrni Më Shumë Antioksidantë Nga Ushqimi

Ekspozimi i tejzgjatur i ushqimeve ndaj nxehtësisë ka një ndikim domethënës në përmbajtjen e antioksidantëve.

Zierja

Zierja shkakton humbjen më të madhe të antioksidantëve tek perimet.

Kjo humbje arrin deri në 60 përqind, sipas shkencëtarëve.

Antioksidantët janë si vitamina C, ndaj ato treten në ujë.

Perimet duhen zier vetëm në rast se jeni duke gatuar supë.

Gatimi Me Avull

Avulli është një metodë e shëndetshme e gatimit të perimeve, megjithatë edhe nëpërmjet saj, antioksidantët humbasin.

Nëse doni të ruani antioksidantët, AgroWeb.org ju këshillon që gatimi me avull duhet të jetë i përgjysmuar, dhe perimet të jenë krokante por ama do të jenë të pasura me antioksidantë.

Skuqja e Shpejtë (në tigan pa yndyrë)

Kjo metodë ruan sasinë më të madhe të antioksidantëve tek perimet.

Në këtë mënyrë mund të përdorni sasi tepër të vogla të yndyrës për gatimin e perimeve në temperature të larta në një kohë të shkurtër.

Nxehtësia sigurisht nuk është një armike e antioksidantëve, ndaj AgroWeb.org vë në dukje kohëzgjatja e ekspozimit ndaj nxehtësisë është plot pasoja.

Kaurdisja ose skuqja përbën gatimin më të shpejtë sepse ushqimi është gjithë kohën në lëvizje dhe ekspozimi ndaj nxehtësisë është minimal.

Pjekja

Pjekja është metoda e dytë më e mirë e gatimit të perimeve dhe ruajtjes së antioksidantëve.

Nëpërmjet saj, perimet ruajnë edhe vitaminat dhe mineralet.

Antioksidantët gjenden edhe tek ushqimet që nuk gatuhen si frutat, arrorët dhe farat.

Përfshirja e tyre në regjimin tuaj ushqimor, bashkë me perimet që gatuhen në mënyrë e duhur, garanton përthithjen maksimale të antioksidantëve.

Këto të fundit janë thelbësore në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë shumë sëmundje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.