Angela Merkel Gatuan – Mësoni Recetën e Veçantë

479 0

Pasioni për gatimin mesa duket i përfshin të gjithë njerëzit, pavarsisht statusit apo kohës fizike.

Këtë e ka dëshmuar më së miri Kancelarja, Angela Merkel e cila në një revistë gjermane, të cilës i referohet AgroWeb.org ka folur rreth këtij pasioni.

Proçesin e gatimit dhe përgatitjes së recetave e konsideron si shumë të veçantë duke nisur që nga përzgjedhja e produkteve të shëndetëshme.

Megjithëse ajo gatuan  vetëm në disa raste, një prej recetave të saj të preferuara AgroWeb.org sot e sjell edhe për ju.

Supa me patate e Angela Merkel është një recetë tradicionale që përgatitet shpejt dhe me shumë pak përbërës, por shumë e shijshme dhe e pasur në vlera ushqyese.

Nëse dëshironi një vakt të ngrohtë kjo supë me patate duket si zgjedhja e duhur.

Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pasi hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj supe sipas recetës së veçantë që përgatit Kancelarja Angela Merkel.

Përbërësit për 4 persona

500 gr patate

100 gr proshutë e tymosur

1 qepë

150 gr karrota

50 gr selino

1 presh

1.5 – 2 l lëng perimesh, lëng mishi ose ujë

kripë

piper

majdanoz

vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë, AgroWeb.org ju këshillon të filloni me përgatitjen e patateve.

Qërojini dhe pritini ato të kubikë të vegjël dhe të barabartë.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqini këto patate duke shtuar edhe qepën e grirë në kubikë të vegjël.

Më pas në një tenxhere, shtoni lëngun e perimeve dhe copat e patateve bashkë me qepët në të.

Prisni me kujdes në rrathë të vegjël edhe karrotat, selinonë, preshin dhe shtojini tek tenxherja e supës.

AgroWeb.org ju këshillon të zieni supën në zjarr mesatar per rreth 30 minuta, derisa të shikoni që të gjithë përbërësit janë zbutur.

Kalojeni supën tuaj në një mikser dhe filloni t’a përzieni derisa të përfitoni një masë të njëtrajtëshme dhe të trashë.

Supa duhet të jetë kremoze, mundohuni të shkrini të gjithë copëzat e perimeve që hodhët brenda më parë.

Shtoni sipas dëshirës edhe kripë apo piper të zi të bluar teksa e trazoni atë.

Tashmë mund t’a shërbeni në pjata të thella duke i shtuar pak majdanoz të grirë dhe disa fije proshutë të tymosur.

Këtë recetë të veçantë mund t’a përgatisni dhe t’a shijoni në çdo vakt./AgroWeb.org