Biskota të Kripura me Ullinj – Një Recetë e Re që Duhet të Provoni

1.1k 0

Sigurisht që biskotat jeni mësuar t’i konsumoni gjithnjë të ëmbla megjithëse me shije të ndryshme.

Por në recetën e sotëme do t’ju sugjerojmë të provoni këtë ide të re.

Biskotat e kripura me ullinj mund t’i servirni në çdo moment në tryezat tuaja bashkë me bukën.

Përveçse të veçanta këto biskota jan ënjë mënyrë e mirë për të shoqëruar salca të ndryshme e për ta hapur oreksin në fillim të vakteve.

Mësoni recetën e plotë të tyre duke ndjekur këshillat e AgroWeb.org.

Përbërësit

1 vezë

80 ml vaj

100 gr djathë kaçkavall i grirë

120 gr miell

7 gr maja buke

80 gr ullinj

Kripë

Piper

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë.

Aty shtoni vezën, djathin e grirë kaçkavall, kripë, piper dhe përzieni derisa e gjithë masa të jetë e njëtrajtëshme dhe e lëngëshme.

Më pas shtoni miellin dhe majanë e bukës, duke vazhduar me përzierjen derisa të formoni brumin.

Teksa keni përgatitur brumin e shkrifët, hiqni bërthamat e ullinjëve dhe prijoni ato në rrathë të vegjël.

Shtojini më pas tek brumi dhe përzieni mirë në mënyrë q ëtë formohet një masë homogjene.

Në fund vajosni duart dhe merrni pak brumë me duar.

Formoni rrathë të vegjël me duar rreth 15 gramë secili dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Pasi t’i keni vendosur njëra pas tjetërs shtypini me gisht në mes dhe futini të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë për 15 minuta./AgroWeb.org