Byrek Me Presh Dhe Mish Viçi – Traditë Dhe Shije

1.5k 0

Byreku i shijshëm me petë krokante dhe mbushje plot aromë, është pjesë e traditës sonë kulinare.

Nga Veriu e deri në Jug kjo recetë përgatitet dhe shijohet pothuaj në të gjitha familjet.

AgroWeb.org sot ju sugjeron një kombinim të veçantë mes preshit dhe mishit të viçit.

Mund t’ju duket e çudtishme por ju premtojmë se do të mrekulloheni me rezultatin.

Përbërësit

Përbërësit për brumin:

500 gr miell,

kripë,

ujë,

Përbërësit për mbushjen:

1 kg presh,

400 gr mish viçi,

2-3 lugë gjelle vaj ulliri,

kripë,

3 lugë supe me salcë domate,

piper të zi

niseshte për të hapur petët,

PËRGATITJA

Në një tavë apo sipërfaqen e tavolinës hidhni miellin dhe në mes të tij hapni një gropë.

Hidhni ujin me kripën dhe punojeni lehtë derisa të formohet brumi i plotë i byrekut.

Ndajeni të gjithë brumin në 12 kulaçka të vogla sa një kokërr vezë.

Mbulojini ato më një pecetë që të mos thahen dhe ndërkohë përgatisni mbushjen.

AgroWeb.org ju këshillon që të vendosni në zjarr nj tigan dhe aty skuqni mishin e viçit të prerë në copa.

Kur mishit të ketë marrë ngjyrë shtoni preshin e grirë në feta të holla dhe përziejeni herë pas here.

Preshi duhet të skuqet derisa të ulet volumi i tij e më pas shtoni salcën e domates.

Lëreni të ziejë për disa minuta dhe më pas hidhini 2 gota ujë që të ziejë mishi.

Ndërkohë që mishi zien, hapni petat duke përdorur niseshte.

Bashkojini petat e vogla në grupe me nga 6 duke i lyer me vaj pas çdo pete.

Hapini ato në peta të mëdha dhe njërën shtrojeni në një tavë të lyer me vaj ulliri ose gjalpë.

Hidhni më pas mbushjen duke e përhapur mirë në sipërfaqen e petës dhe mbulojeni me petën tjetër.

Mbyllini petat duke i palosur kështu mbushja nuk do të derdhet gjatë pjekjes.

Spërkateni byrekun me vaj ulliri dhe futeni për ta pjekur.

AgroWeb.org ju këshillon që furrën ta keni ngrohur në 220 gradë dhe byrekun ta lini për 25-30 minuta të piqte.

Kur të ketë marrë një ngjyrë të artë ai është gati për t’u shijuar./AgroWeb.org