Fërgesë Dimërore me Fasule – Receta e Ngrohtë Plotë Shije

959 0

Është një recetë fantastike, e plotë në shije, e thjeshtë në përgatitje dhe ideale për ditët e ftohta të dimrit.

Kjo recetë kërkon pak përbërës por të kënaq me shijen fantastike që ka.

Kjo recetë mund të përgatitet si shoqëruese e shkëlqyer e gatimeve të ndryshme por njëkohësisht mund të konsumohet edhe për një vakt të plotë dreke apo darke.

Përgatitja e Fërgesës Dimërore me Fasule

Përbërësit

  •  Dy filxhanë çaji me fasule
  • Vaj ulliri
  • 1 kokërr qepë mesatare
  • 3-4 kokrra domate të pjekura mirë
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 7-8 lugë gjelle gjizë
  • 1-2 speca (sipas dëshirës)
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Si fillim, vendosni fasulet për të zierë derisa të zbuten plotësisht.

Në një tigan të thellë, kaurdisni qepën me vaj ulliri derisa të zbutet, shtoni më pas specat e prerë hollës, kaurdisini për pak minuta e më pas shtoni domatet e grira në rende.

Shtoni kripë dhe piper dhe lërini derisa masa të krijohet në formën e salcës.

Sapo salcë të tjetë gati shtoni gjizën trazojeni të gjithë masën për disa minuta  dhe më pas shtoni fasulet që keni zierë, të cilat më parë duhet t’i kulloni nga uji.

Ose një tjetër mënyrë është edhe ajo e përdorimit të fasuleve kur  keni përgatitur si gjellë.

Mjafton që te përgatisni fërgesën me gjizë si më sipër dhe në fund t’i shtoni fasulet që keni përgatitur si gjellë.

Kjo fërgesë fantastike mund të shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, byrekë të ndryshme shtëpie etj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.