Më shumë nga ky përbërës, më shumë vite kujtesë – Antioksidantët që ndihmojnë trurin

334 0

Një dietë e shëndetshme që përmban fruta dhe perime të ndryshme është e domodoshme për shëndetin e përgjithshëm, e veçanërisht shëndetin e trurit.

Dihet përgjithësisht se vitaminat dhe mineralet që gjenden në këto ushqime janë të rëndësishme.

Por tani studiuesit po kuptojnë se e gjithë përbërja e ushqimit, duke përfshirë antioksidantët, janë ato që i bëjnë këto ushqime të dobishme.

Ndërsa njohuritë për rënien e aftësisë njohëse dhe për procesin e sëmundjes së demencës zgjerohen, studiuesit thonë se kjo ka disa faktorë, prandaj mjetet për t’i luftuar këto sëmundje duhet të jentë të shumta.

Një studim i fundit në të cilin AgroWeb.org mbështetet, tregon se rritja e konsumit të disa antioksidantëve të caktuar, u shoqërua me një shkallë më të ngadaltë të rënies së aftësisë njohëse tek të moshuarit.

Se për cilët antioksidantë bëhet fjalë, AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni më vazhdim të artikullit.

Antioksidantët Më Të Mirë Që Nihmojnë Kujtesën

Flavonoidet janë një klasë e komponentëve të prodhuara nga bimët që kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Ato janë të pranishme tek frutat dhe perimet, duke përfshirë frutat e pyllit, qershitë, perimet me gjethe jeshile , domatet, qepët, mollët, agrumet dhe fasulet etj.

Pijet si çaji dhe vera e kuqe janë gjithashtu burime kryesore të flavonoideve.

Studimet e mëparshme kanë treguar se një konsum më i ushqimeve që përmbajnë flavonoideve shoqërohet me një shkallë më të ngadaltë të rënies së aftësive njohëse që zakonisht ndodh me plakjen.

Këto efekte të flavonoideve vijnë si pasojë e aftësisë së tyre për të reduktuar stresin oksidativ, për të ulur inflamacionin në tru dhe për të rritur plasticitetin e trurit.

Ekzistojnë gjashtë nënklasa kryesore të flavonoideve, duke përfshirë flavonolet, flavan-3-olet, flavanonet, flavonet, izoflavonet dhe antocianinet.

Për më tepër, secila nga nënklasat pëmban edhe komponentë të tjerë si kuercetina etj.

Por edhe pse këto të dhëna janë shumë premtuese, ende nevojinten më tepër studime që i mbështesin ato.

Megjithatë, ajo çfarë mbetet e sigurtë është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëntetin tuaj të përgjithshëm, cilado qoftë mosha juaj. /AgroWeb.org