Kek me Mollë dhe Amareta – Delikatesa Antike e Kuzhinës

447 0

Keku i famshëm me mollë është i pakrahasueshëm për shijen e mirë.

E megjithatë mesa duket kombinimet me të s’kanë të mbaruar dhe AgroWeb.org ju sjell një mënyrë të re përgatitje.

Në këtë recetë të veçantë eskpertët e ëmbëltoreve kanë shtuar edhe amaretat e dikurshme të cilat e bëjnë më krokant dhe të shijshëm kekun tuaj.

Zbuloni lehtë se si përgatitet sipas këshillave të AgroWeb.org dhe shijojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

3 mollë

100 gr amareta

1 pako fryrës për ëmbëlsira

150 gr miell

2 vezë

30 ml vaj

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të vendosni të gjithë amaretat në një enë qelqi.

Thërrmojini ato me duar ose shtypini me një gotë, derisa të jenë të gjithë të shkrifëta.

Më pas qëroni mollët dhe pritini në kubikë të vegjël, ndërsa një pjesë lëreni veçmas të prërë në feta për dekorimin.

Tek ena ku ndodhen amaretat shtoni miellin, sheqerin dhe fryrësin për ëmbëlsira duke përzier hërë pas here.

Po aty shtoni edhe vajin bashkë me vezët dhe vazhdoni të përzieni derisa të formohet brumi i trashë i kekut.

Në fund shtoni edhe kubikët e mollëve që pretë më parë dhe formoni sërish brumin kompakt.

Hidheni në një tavë pjekje rreth 24 cm dhe shtypeni me lugë të gjithë sipërfaqen e kekut tuaj.

Bëni kujdes që ta lyeni tepsinë me pak vaj ose të vendosni një letër pjekje në mënyrë që keku të mos ngjisë.

Tani merrni fetët e mollëve që latë veçmas më parë dhe shtrojini të gjithë sipër brimit të kekut tuaj në formën që ju dëshironi.

Sipas dëshirës mound të shtoni edhe pak sheqer kaf sipër për ta bërë kekun me krokant.

Futeni tavën në furrë të ngrohtë dhe piqeni në temperaturë 170 gradë për 45 minuta ose derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë kafe të artë.

Më pas nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak dhe priteni për ta shërbyer sipas dëshirës./AgroWeb.org