Kotoleta me Brinjë Qengji – Si t’i Përgatisni

516 0

Qengji në tryezat e ditës së Pashkëve është një nga ato tradita që vazhdojnë ende dhe e gjejmë në shumë vende të botës.

I pjekur me patate apo i zier me bizele, recetat me të janë të shumta dhe të gjitha shumë të shijshme.

Por një recetë që përgatitet më shpejt dhe më lehtë se çdo gjë tjetër, janë bërxollat ​​e qengjit të skuqura.

Shumë e lehtë për t’i përgatitur, me shije fantastike dhe gati në më pak se gjysmë ore, një recetë shkëlqyer që mund të përgatitet jo vetëm gjatë drekës së Pashkëve por edhe çdo ditë tjetër.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së tyre që AgroWeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit:

12 brinjë qengji

1 lugë gjelle majdanoz i copëtuar

1 limon

3 vezë

Bukë e thekur e grirë

Vaj i përshtatshëm për skuqje

Përgatitja

Për të filluar me përgatitjen e kësa recete, kriposini fillimisht brinjët dhe lërini mënjanë për rreth gjysmë që të marihohen.

Pasi të ketë kaluar koha, ngrohni vajin në një tigan të madh.

Ndërkohë, në një enë shtoni vezët, lëngun e një limoni, pak nga lëkura e tij e grirë, pak kripë dhe përziejini mirë përbërësit.

Në një enë tjetër shtoni bukën e grirë, majdanozin dhe përziejini edhe këto përbërës mire, në mënyrë që majdanozi të shpërndahet.

Merrni një e nga një brinjët e qengjit dhe zhytini fillimisht në enën me vezë dhe më pas tek ajo me bukë të grirë.

Kur vaji të jetë nxehur mjaftueshëm, skuqni brinjët e qengjit për disa minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

Mos harroni t’i ktheni hepë pas here nga të dy anët.

Për këtë do të duhen rreth pesë deri në gjashtë minuta. Kalojini më pas brinjët në një letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt.

Pasi të jenë gati, vendosini në një pjatë për servirjeje dhe nëse dëshironi shoqërojini me perime të pjekura./AgroWeb.org