Liker Me Çokollatë – Shija Unike Që Nuk Duhet Të Mungojë Këto Festa

975 0

Likeri është një pije e distiluar alkoolike që mund të përgatitet me shije dhe aroma të ndryshme.

Fjala liker vjen nga latinishtja dhe do të thotë “të tresësh”.

Në këtë pije mund të tresni sheqerin, alkoolin e fortë, erëza, fruta dhe barishte të ndryshme, mundësitë janë të shumta.

Kjo pije është përgatitur për herë të parë rreth viteve 1200 -1300 të erës sonë në Itali.

Tradtia e përgatijes së likerit vazhdon të mbahet ende e gjallë në të gjithë botën.

Me festat në prag të derës, pse të mos e trajtoni veten, familjen dhe miqtë tuaj me një pije fantastike siç është likeri me çokollatë?

Kjo është një recetë shumë e lehtë dhe e shijshme, perfekte për t’u shijuar gjatë mbrëmjeve, ndaj dhe AgroWeb.org ju sugjeron të provoni ta përgatisni atë vetë.

Përbërësit

2 gota qumësht

7/8 filxhanë me kakao pa sheqer

2/3 filxhan vodka

1 dhe 3/4 filxhan sheqer

1 dhe 1/4 filxhan me pana

Përgatitja

Fillojeni këtë recetë duke bashkuar në një tenxhere të mesme sheqerin dhe kakaon.

Përziejini mirë përbërësit dhe më pas vazhdoni duke shtuar qumësht dhe pana.

Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe lëreni të ziejë duke e trazuar vazhdimisht.

Pasi përzierja të ziejë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjëanë derisa të ftohet plotësisht.

Pasi masa të jetë ftohur shtoni vodkën dhe përziejeni mirë.

Hidheni likerin e çokollatës në një shishe të pastër dhe mbylleni mire me kapak.

Vendoseni në frigorifer për të paktën 3 orë, derisa pija të ftohet.

Ju mund ta ruani likerin me çokollatë në frigorifer për 30 ditë.

Këshillohet që likeri të shërbehet me pakëz akull, pasi ajo ka shije më të mirë kur është e ftohtë.

Dhe mos harroni! Përpara se ta shërbeni likerin me çokollatë dhe të ngrini dollitë për festa, tundeni shishen mirë./AgroWeb.org