Mënyra e Duhur e Punimit të Brumit për Bukën Shijshme të Shtëpisë

1k 0

Ta gatuash bukën vetë në shtëpi mund të themi që është një nga kënaqësitë më të mëdha të kuzhinës.

Jo vetëm që do të jetë e freskët dhe e butë, por do të shkojë edhe me çdo ushqim tjetër që do të përgatisni.

Por shpesh cilësia e brumit nuk është ajo që përshkruan receta origjinale dhe përkëtë këtë mund të ketë një mori arsyesh.

Një ndër to është punimi jo i duhur i tij që është dhe një nga sekretet e përgatitjes së bukës së vërtetë.

Keni menduar ndonjëherë për mënyrën e duhur të shtypjes së brumit?

Për sa minuta duhet ta punoni? Cila është mënyra e duhur dhe si duhet të ngjajë brumi pais ta keni përfunduar këtë proces?

AgroWeb.org ju tregon gjithçka që duhet të dini në këtë artikull.

Punimi i brumit

Pasi të keni përgatitur brumin kalojeni atë në një tyrezë të pastër pune.

Spërkasni duart me pak miell gjithashtu dhe sipërfaqen ku ndodhet brumi.

Më pas filloni ta palosni brumin nga të dyja anët derisa të formoni një drejtkëndësh duke palosur sërish nga ana më e vogël e tij.

Bëjeni këtë disa herë derisa të shikoni që burmi është i njëtrajtshëm.

Megjithëse mund të keni teknikat tuaja të punimit të brumit, e rëndësishme është të keni parasysh disa këshilla.

Së pari pasi ta lini që të fryhet brumi duhet të jetë i butë dhe të mos ngjisë.

Më pas bëni provën e gishtit, duke e shtypur me gishtin tregues diku në mes, nëse brumi kthehet sërish në gjendjen e mëparshme atëherë është gati.

Një tjetër mënyrë është ajo e këputjes së një copë brumi të cilën duhet ta tërhiqni me gishta.

Nëse këputet menjëherë, brumi nuk është punuar siç duhet dhe kërkon edhe pak më shumë kohë për të qenë gati.

Si ta kuptoni që brumi është gati?

Këtë mund ta bëni shumë thjeshtë, mjafton të shikoni përbërjen e tij.

Nëse me kalimin e kohës bëhet i vështirë për t’u punuar atëherë është gati dhe mund ta lini të fryhet apo të vazhdoni me pjesën tjetër të recetës.

Duhet gjithnjë të dini se kur të ndaloni, pasi punimi i tepërt i brumit do të bëjë që në fund të keni një bukë të ngjeshur e të fortë.

Gjithësesi nëse i keni ndjekur me kujdes këshillat e mësipërme nuk duhet të shqetësoheni për këtë pasi do ta kuptoni menjëherë kur brumi juaj është gati./AgroWeb.org