Mish Viçi dhe Hudhra – Receta e Shpejtë Plot Shije në Tigan

6.6k 0

Aroma e ushqimeve të sapogatuara është ndër më të mirat e të dashurat e shtëpisë.

Përgatitja e recetave të ndryshme vakt pas vakti, përveçse mbledh familjet rreth tavolinës dhuron edhe shumë shije.

Tek të preferuarat hyjnë pa dyshim pjatat e mishit të gatuar me erëza apo perime.

E tillë është edhe receta e sotme nga AgroWeb.org, mishi i viçit i përgatitur në tigan me hudhër do t’ju kënaqë me shije dhe aromë të mirë.

Megjithëse me shumë pak përbërës, kjo pjatë kërkon kujdes të veçantë në përgatitje në mënyrë që ta shijoni siç duhet.

Vetëm me disa këshilla të vogla do ta keni në tavolinat tuaja, për të kënaqur të gjithë familjen.

Ndiqni mëposhtë hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pjate të mrekullueshme.

Përbërësit

560 gr mish viçi pa dhjamë

1 lugë gjelle vaj ulliri

3 thelpinj hudhër

1 lugë çaji piper të zi

2 lugë çaji gjalpë pa kripë

1 tufë majdanoz majdanoz

1 lugë çaji kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju këshillon që të filloni me marinimin e mishit.

Priteni atë fillimisht në copa të vogla nga 2-3 cm secila dhe hidhini në një enë të thellë.

Shtoni aty edhe vajin e ullirit, hudhrat e grira imët, kripën dhe piperin e zi.

Përzjejini mirë të gjithë këta përbërës dhe lërini bashkë për të paktën 15 minuta.

Marinimin mund ta bëni edhe një ditë më parë dhe ta ruani mishin në frigorifer për më shumë shije.

Më pas vendosni një tigan në zjarr mesatar, të lartë dhe shtoni në të pak ujë në mënyrë që tigani të nxehet mjaftueshëm

Kur uji të ketë avulluar plotësisht, shtoni menjëherë mishin dhe lëreni të skuqet nga njëra anë për 3 minuta.

Më pas kthejini të gjitha copa dhe lërini të skuqen edhe për 2 minuta të tjera, derisa të shikoni që mishi është bërë.

Për të përfituar mish të pjekur mirë, mjafton ti lini copat edhe një minutë më shumë në tigan.

Në fund hidhni gjalpin, lëreni të shkrijë pak tek mishi, përzieni me kujdes për 30 sekonda dhe hiqni tiganin nga zjarri.

Prisni imët majdanozin dhe shtojani sipër mishit tuaj e më pas mund ta shërbeni menjëherë.

Sipas dëshirës mund ta shoqëroni me salca të ndryshme, pak oriz apo sallatë jeshile./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.