Nëse Jeni Kurioz Për Dietën Keto Mund Të Provoni Këto Receta

663 0

Kohët e fundit, dieta Keto ka qenë mjaft e përfolur dhe shpesh duket sikur çdo herë ka një dietë të re me më pak ose aspak karbohidrate.

Dieta Keto është në thelb një dietë me yndyrna të larta, me proteina dhe me pak karbohidrate.

Edhe pse mund të jetë e dobishme për disa njerëz, mos harroni se duhet patur kujdes përpara se të reduktoni në mënyrë drastike karbohidratet nga regjimi juaj.

Kur bëhet fjalë për dietat, këshilla e një dietologu për të kuptuar se çfarë është më e mira për ju është një hap i rëndëshishëm drejtë një shëndeti të mirë.

Por nëse jeni kuriozë për dietën Keto, AgroWeb.org ju zbulon disa receta të cilat janë jo vetëm të mira për të filluar dietën por edhe për t’i provuar pavarësisht nëse e ndiqni apo jo këtë dietë.

Vezë të fërguara me domate qershi dhe majdanoz

Nëse dëshironi që pjatat e tuaja të jenë të mbushura me proteina, nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me vezë.

Për këtë pjatë mjafton të skuqni vezët me pak djathë dhe kur t’i shërbeni në pjatë vendosni pranë tyre disa kokrra domate qershi të prera në gjysmë dhe spërkatini me pak majdanoz të grirë.

Brokoli i pjekur me salcën e farave të susamit

Filloni me përgatitjen e salcës, për këtë ju duhen tre përbërës, ato janë: farat e susamit, vaj ulliri ose çfarë do lloj vaji tjetër dhe kripë.

Filloni duke hedhur farat e susamit në një tigan dhe duke i pjekur në sobë me nxehtësi mesatare deri në të ulët.

Tregoni kujdes duke i përzier vazhdimisht, pasi mund të digjen lehtësisht. Piqini derisa të marrin ngjyrë kafe të errët dhe të lëshojnë aromë.

Kur të jenë gati lërini të ftohen dhe më pas kalojini në mikser për t’i përpunuar derisa të thërmohën plotësisht.

Shtoni vaj dhe kripë sipas shijes dhe përpunojeni përsëri derisa të përftoni në një salcë ​​të butë.

Pasi salca të jetë gati filloni me zierjen e brokolit me avull dhe më pas piqini ato në një tavë me pak vaj ulliri.

Pasi të keni përfunduar edhe me brokolin, vendosini në pjatë, spërkatini me salcën e farave të susamit dhe më pas ju mbetet vetëm t’i shijoni.

Këtë recetë mund ta provoni edhe me lulelakër.

Sallatë me patëllxhanë të pjekur

Receta tipike e kësaj sallate përfshin domate qershi, borzilok, djathë mocarela dhe vaj ulliri, por në këtë rast do të përdorim edhe patëllxhan të pjekur për më shumë shije.

Dhe në fund do e spërkasim me uthull të bardhë balsamike për dhe piper të kuq të grimcuar.

Së bashku këta përbërës do të ofrojnë një pjatë plot me lëndë ushqyese. Domatet përmbajnë likopen, i cili mund të luajë një rol të vogël në parandalimin e kancerit të prostatës.

Mocarela ofron kalcium që është i rëndësishëm për kockat.

Patëllxhani përmban antocianina, që mund të ofrojnë përfitime për parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit dhe borziloku ofron edhe më tepër antioksidantë./AgroWeb.org