Petulla Me Mollë Të Pjekura Në Furrë

640 0

Petullat me mollë të pjekura janë një ëmbëlsirë e shijshme dhe e lehtë.

Ato mund të përgatiten në shumë mënyra, por në këtë recetë që AgroWeb.org sjell për ju, gatimi i tyre përfshin pjekjen dhe jo skuqjen.

Kështu në më pak se një orë, ju do të mund të sillni në tryezë një ëmbëlsirë vërtet të këndshme dhe të shijshme!

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së saj.

Përgatitja (përbërësit për 4 persona)

3 mollë të mesme

1 kokërr vezë

60 g sheqer

140 g miell

130 ml qumësht

4 g pluhur pjekje

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

lëng nga një limon i shtrydhur

sheqer pluhur

Përgatitja

Filloni përgatijen duke rrahur vezën së bashku me sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes.

Pasi të keni përftuar një masë kremoze dhe të fryrë, shtoni qumështin.

Bashkoni më pas edhe miellin e situr dhe përziejeni derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe pa gunga.

Shtoni pluhurin për pjekje dhe vazhdoni përzierjen.

Brumi duhet të bëhet kremoz dhe jo shumë i lëngshëm, që të mos përhapet në tepsi dhe të mos rrëshqasë nga molla.

Vazhdoni me pastrimin e mollëve duke i qëruar dhe më pas hequr pjesën qëndrore me anë të paisjes së posatshme.

Në fund pritini mollët ato në feta rrethore.

Vendosini fetat në një enë, shtoni lëngun e limonit, përziejini butësisht dhe lërini mënjëanë.

Ngrohni furrën të paktën dhjetë minuta më parë në tepmeraturë 180 ° C, kështu brumi do të fillojë të gatuhet menjëherë dhe nuk do të përhapet në tavë.

Ndërkohë në tavën e pjekjes shtroni një letë furre dhe lyejeni me gjalpë.

Më pas kaloni një e nga një fetat e mollës në masën e brumit dhe vendosini në tavë me pak hapësirë nga njëra-tjetra.

Piqeni tavën për 20-25 minuta dhe nëse është e nevojshme gjatë pjekjes mund të ktheni në anën tjetër petullat me mollë.

Pasi petullat të jenë gati, vendosini në enën e servirjes, spërkatini me sheqer dhe shijojini të ngrohta.

Për t’i bërë edhe më të shijshme, petullat mund t’i shoqëroni me pak akullore me vanilje ose çokokrem./AgroWeb.org