Shumë prej jush kanë kërkuar një mënyrë të thjeshtë për të përgatitur brumin e picës dhe më në fund AgroWeb.org ka mundur ta plotësojë këtë kërkesë.
Me këtë recetë edhe ata që janë fillestarë në kuzhinë do të mund të marrin një rezultat fantastik!
Duke ndjekur recetën e AgroWeb.org ju do të përftoni një picë krokante dhe në të njëjtën kohë të butë!
Përbërësit
250 gr miell
250 g miell i ashpër
400 g ujë
20 g vaj ulliri ekstra i virgjër
10 g kripë
8 g maja birre
Për mbushjen
300 gr salcë domateje
10 g vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë për shije
150 gr domate qershi
30 g ullinj pa bërthama
100 g djathë pice
Borzilok për shije
Përgatitja
Për të përgatitur picën pa brumë, hidhni miellin në një tas të madh, shtoni ujin dhe majanë e birrës.
Përziejeni mirë me lugë druri derisa të përftoni një masë brumi të lëmuar dhe të butë.
Lëreni të pushojë për 10 minuta dhe më pas shtoni vajin, kripën dhe përziejeni përsëri derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Mbulojeni brumin dhe lëreni në temperaturë ambjenti për 3 orë. Temperatura më e përshtatshme do të ishte rreth 25-27 ° celsius.
Pas kohës së pushimit brumi do të dyfishohet në masë.
Lyeni me yndyrë një tavë pjekjeje rreth 40×30 cm dhe vendosni brumin brenda.
Shtypeni butësisht brumin dhe hapeni me duar, mos u shqetësoni nëse nuk e mbuloni të gjithë tiganin.
Lëreni brumin të pushojë në tavë për 10 minuta, më pas hapeni me majat e gishtave derisa të mbulojë të gjithë sipërfaqen e tavës.
Salcës së domateve shtojini pak kripë dhe vaj dhe hidheni mbi bazën e picës duke lënë disa cm të lira nga anët e brumit. Lëreni të pushojë edhe 30 minuta.
Pas pushimit vendosni në sipërfaqen e picës domatet qershi dhe në fund shtoni edhe pak kripë dhe vaj.
Piqeni picën në furrë të parangrohur në 200° për 25 min.
Më pas nxirreni nga furra dhe spërkateni picën me djathin e grirë. Piqeni edhe 5 minuta derisa të shkrihet djathi.
Hiqeni nga furra dhe dekorojeni me ullinj dhe borzilok. Pica pa brumë është gati, shijojeni të nxehtë!/AgroWeb.org