Pite me Brumë të Thartuar – E Veçantë me Plot Shije

733 0

Recetat më të mira të brumit dhe kuleçëve sigurisht që gjenden në zemër të Ballkanit, ku edhe vendi ynë jep një kontribut të rëndësishëm.

Sot më të veçantën prej tyre që përgatitet si specialitet në të gjithë këtë zonë të globit, e gjeni të shpjeguar nga AgroWeb.org.

Pitet me brumë të thartuar janë të pazakonta si për nga emri, por edhe për nga shija e veçantë dhe e mrekullueshme që kanë.

Emrin e marrin nga mënyra e përgatitjes e cila nuk funksionon si një reklamë e keqe, por shërben për të treguar edhe një herë se sa të vjetra e tradicionale këto pite janë.

Ndërsa shijen e marrin nga të gjithë përbërësit e kombinuar me shumë kujdes në këtë recetë.

Mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre e gjeni të shpjeguar hap pas hapi më poshtë sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

120 gr maja e freskët (brumë i thartuar)

300 gr miell

200 ml ujë i ftohtë

1 lugë çaji kripë

1 e verdhë veze dhe 1 lugë ujë për spërkatjen

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të nisni me majanë e freskët.

Përgatitja e saj është një proces fare i lehtë që kërkon vetëm pak durim.

Recetën e plotë të përgatitjes së saj mund ta gjeni fare lehtë duke klikuar këtu.

Ndërkohë në një enë të thellë hidhni miellin bashkë me ujin dhe majanë e freskët.

Këtë masë  përzjejini mirë për disa minuta.

Kur të jetë formuar brumi, mbulojeni enën me një qese kuzhinë dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

Pas kësaj kohe merreni sërish brumin, hidhni pak kripë dhe mbulojeni sërish duke e lënë të pushojë për 1 orë.

Vazhdoni ta punoni me duar edhe pas këtij procesi, duke e punuar brumin nga poshtë lart për 10-15 herë.

Bëjeni këtë proces sërish dy herë radhazi, me nga 1 orë diferencë mes tyre.

Në fund mbulojeni mirë brumin dhe futeni në frigorifer për 24 orë.

Pasi kjo kohë të kalojë, nxirrni brumin nga frigoriferi, vendoseni në një tavë rrethore të mbuluar me letër pjekje dhe lëreni sërish të pushojë për dy orë.

Teksa prisni përgatisni spërkatjen e brumit duke rrahur një të verdhë veze me një lugë gjelle ujë.

Lyejeni mirë të gjithë sipërfaqen e pites tuaj të cilën sipas dëshirës mund ta prisni në katrorë të vegjël të sipërfaqe.

Në këtë mënyrë veza do të depërtojë më mirë.

Futeni në furrë të parangrohur të piqet në temperaturë 200 gradë C derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë të artë.

Kjo pite mund të jetë ideale për të gjitha amvisat të cilat e ruajnë brumin ne ngrirje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.