Pite e Shijshme me Rozmarinë dhe Vaj Ulliri e Pjekur në Furrë

1.1k 0

Pitet janë të mrekullueshme në të gjitha recetat, si të mbushura me gjizë, mish apo perime ashtu dhe të skuqura.

Por mbase përgatitja e tyre me rozmarinë mund të jetë më e preferuara dhe më aromën më mahnitëse nga të gjitha.

Mund të shërbehen si mëngjes për fëmijët apo dhe për të shoqëruar vaktet e ngrohtë në familje.

Përgatitja e tyre është shumë e lehtë, me pak përbërës por me një shije dhe aromë perfekte.

AgroWeb.org ju sugjeron që sot të provoni recetën e piteve me rozmarinë.

Përbërësit

500 g miell

5 g maja e thatë

16 g sheqer

230 g ujë me temperaturë ambjenti

115 qumësht

45 g vaj ulliri

12 g kripë

Rozmarinë (sasia sipas dëshirës)

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë si fillim përzjeni majanë, sheqerin dhe kripën e më pas shtojani miellit që e keni hedhur në një tas.

Me telin e kuzhinës do të përzjeni ngadalë masën ndërkohë që i shtoni qumështin dhe ujin.

Kur masa të jetë lidhur, hidhni vajin e ullirit dhe vazhdoni ta punoni.

Kur të jetë formuar një brumë i butë largojeni nga tasi dhe vendoseni në tavolinë të spërkatur me pak miell.

Punojeni me duar derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar. Vendoseni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni që të fryhet përreth 2 orë.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme kalojeni përsëri brumin në tavolinë dhe me petës hapeni në madhësinë e tavës ku do ta piqni.

Kalojeni tek tava e lyer më parë me vaj ulliri dhe shtypeni lehtë me gishta sa për të formuar disa vrima të lehta.

Me një lugë spërkateni sipërfaqen e saj me vaj ulliri dhe me rozmarinë.

Vendoseni në furrë për ta pjekur në temperaturë 180 gradë përreth 35-40 minuta ose derisa të marri një ngjyrë të artë.

Kur të jetë pjekur mjafton ta nxirrni nga furra dhe ta shijoni.

Nëse doni të jeni të sigurt që po e shijoni ashtu siç duhet, AgroWeb.org ju këshillon që ta konsumoni të ngrohtë.

Por pitet me rozmarinë mund të ruhen në një enë me kapak dhe për dy ditë. Në këtë rast mund ta ngrohni në furrë para se ta konsumoni. /AgroWeb.org