Lëngjet me Avokado për Organizëm të Shkëlqyer

1.2k 0

Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibër.

Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar.

Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.

AgroWeb.org do t’ju sjellë tre receta të tjera me bazë avokadoje që do të furnizojë organizmin tuaj me armë mbrojtëse kundër radikaleve të lira dhe zhvillimit të qelizave tumorale.

1. Lëng avokado me limon dhe ananas

Përbërësit:
2 avokado të qëruar dhe të prerë në copa
Lëngu i dy deri tre limonëve
Gjysmë ananasi i prerë në copa të vogla
1 banane
1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
Një grusht spinaq

Udhëzimet:

Përzijini të gjithë përbërësit deri sa të përftoni një lëng të njëjtrajtshëm dhe pijeni menjëherë për mos ta lënë të oksidohet.

2. Avokado me spinaq

Receta e dytë është gjithashtu e shëndetshme dhe plot vlera. Ky lëng është i shkëlqyer për lëkurën falë proteinës që fuqizon prodhimin e kolagjenit dhe vitaminave A dhe C që gjenden te spinaqi. Avokado është nga ato fruta që e përmirëson organizmin si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Përbërësit:
1 avokado e qëruar dhe e prerë në copa.
1 filxhan me spinaq të freskët
1 banane
60 gramë proteinë bimore të fermentuar pluhur
2 -3 gjethe nenexhik ose mente
Gjysëm limon jeshil

Udhëzimet:

Përzijini të gjithë përbërësit deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm dhe pijeni menjëherë.

3. Lëng avokado me mango

Nëse dëshironi ta bëni akoma më të fuqishëm lëngun e avokados, kombinojeni me mangon. Antioksidantët e këtij të fundit parandalojnë leuçeminë, problemet e gjirit dhe të zorrës së trashë, ndërsa vitamina C ul nivelin e kolesterolit.

Përbërësit:
1 avokado e qëruar dhe e prerë
1 gotë me copa mango
60 mililitra qumësht
2 lugë çaji me lëng limoni jeshil
2 lugë gjelle me mjaltë

Udhëzimet:

Përzijini të gjithë përbërësit në një mikser dhe hidhni mbi to copat e mbetura të frutave si për zbukurim ashtu edhe për shije shtesë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.