Qofte të Shijshme e të Shëndetshme me Fara Chia

1.1k 0

Alergjitë ndaj glutenit apo vezës janë ndër më të përhapurat në botë.

Por këto dy përbërës gjenden absolutisht kudo në shumë receta gatimi të përditshmërinë tonë.

Ndaj gjetja e një zëvendësuesi të tyre në gatim është e rëndësishme.

Një prej tyre është fara chia e cila shërben si agjent ndërlidhës dhe për trashjen e lëngjeve duke qenë se sapo bie në kontakt me ujin fara zgjerohet dhe formon një masë xhelatinoze.

Qofte Të Shijshme e Të Shëndetshme Me Fara Chia

Në Itali, farat chia i përdorin edhe për gatimin e qofteve të shijshme por edhe të shëndetshme.

Përbërësit

500 gramë mish të grirë

Çerek filxhan çaji salcë domateje

3 lugë gjelle erëza mikse

1 lugë çaj ikripë

3 lugë gjelle fara chia

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Përziejini në një enë mishin me salcën e domates, erëzat, kripën dhe farat chia dhe lërini mënjanë derisa farat të formojnë masën xhelatinoze.

Vendosni një tigan të thellë në zjarr dhe hidhni vaj ulliri.

Kur ai të jetë nxehur jepuni qofteve formë rrumbullake të vogla dhe skuqini një nga një në të gjitha drejtimet deri sa të marrin ngjyrë të kafenjtë.

Çfarë I Bën Kaq Të Rëndësishme Farat Chia?

Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie.

Ato janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë

Fibra është e rëndësishme për një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe shumë prej nesh nuk e arrijnë objektivin e rekomanduar.

Farat chia përmbajnë gjithashtu omega-3 bimore, alfa acid linolenik (ALA).

Farat chia ofrojnë shumë proteina ndaj janë një burim i dobishëm i proteinave bimore.

Kombinimi i yndyrës, proteinave dhe fibrave nënkupton se farat treten relativisht ngadalë, duke siguruar një lëshim të gjatë dhe të ngadaltë të energjisë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Farat janë të pasura me minerale të tilla si kalciumi dhe magneziumi madje edhe mangani që ndihmon në krijimin e enzimeve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.