Receta e Shijshme e Akullores me Shalqi Gati në 10 Minuta

1.7k 0

Akullorja me shalqi është një nga ëmbëlsirat më veçanta të stinës së verës.

Shalqiri përveç se është shumë i shijshëm, ofron plot përfitime shëndetësore.

Ai është i mbushur me antioksidantë, veçanërisht me likopen.

Studime të ndryshme në të cilat AgroWeb.org bazohet, sugjerojnë se likopeni mund të ndihmojë në frenimin e rrezikut të prekjes nga kanceri dhe diabeti.

Duke qenë se ka një përmbajtje të lartë uji, shalqiri njihet për vetinë e tij të shkëlqyer hidratuese.

I ulët në kalori, ky frut i jashtëzakonshëm ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

Kjo është një recetë e cila përgatitet shpejtë dhe lehtë, në vetëm 10 min dhe AgroWeb.org ju sugjeron ta përgatisni vetë në shtëpi.

Ndiqni më poshtë recetën e plotë me një nga frutat më të freskëta të stinës siç është shalqiu.

Përbërësit:

3 gota shalqi të prerë në kubikë

1 filxhan qumësht

Mjaltë për shije

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë recetë filloni duke qëruar dhe prerë në feta shalqiun.

Më pas, me anë të një piruni largoni farat dhe pritini fetat në kubikë.

Në një tavë shtroni një fletë pjekje dhe vendosni kubikët, të cilët duhet të qëndrojnë në ngrirje për të paktën 4 orë.

Pasi kubikët të kenë ngrirë, hidhini ato në një mikser bashkë me qumështin dhe përpunojini derisa të përftoni një masë kremoze.

Shpërndajeni këtë përbëje në enët ku do të konsumoni akulloren dhe shtoni përsipër mjaltë sipas dëshirës.

Këshillohet që akulloren me shalqi ta konsumoni menjëherë.

Por nëse dëshironi ta ruani për më vonë, transferojeni përsëri në frigorifer.

Lëreni akulloren të qëndrojë në temperaturën e dhomës për dhjetë minuta, para se ta konsumoni.

Pasi të jetë zbutur pak, shërbejeni dhe shijojeni.

Këshilla:

Ju mund të përdorni çdo lloj qumështi që dëshironi, si për shembull qumështin e bajames.

Mund të shtoni gjithashtu sheqer të grimcuar/AgroWeb.org